Abonete nga nentori nuk do te shiten me
Qytetaret qe perdorin disa here ne dite transportin urban rrezikojne te rrenojne financat. Nje ultimatum i Shoqates se Transportit drejtuar Bashkise se Tiranes rendon direkt ne xhepat e qytetareve. Kreret e transportit kane deklaruar se nuk do te njohin me abonete por vetem bileten e udhetimit ne rast se problemet e tyre nuk shqyrtohen nga autoritetet pergjegjese.
Shoqata Kombetare e Transportit qytetas i kerkon Bashkise se Tiranes por edhe pushtetit qendror qe te nderhyje per te permiresuar qarkullimin ne Tirane. Shoqata e Transportit ka kerkuar qe bashkia te marre masat e nevojshme per te parandaluar kaosin e krijuar ne rruget e kryeqytetit. Por duket se kesaj radhe deklarata e kesaj shoqate eshte dhene ne formen e nje kercenimi. Transporti publik sipas ketyre perfaqesuesve po ndeshet me veshtiresi te medha. Akset kryesore te qarkullimit jane ne pjesen me te madhe te dites te bllokuara. Kjo si pasoje e parkimeve te gabuara apo edhe mungeses se korsive te vecanta per autobuset. Mbi 70 per qind e linjave qe kemi ne eshte me probleme. Ceshtja e parkimit vazhdon te jete problematike. Ne zonen e Unazes kemi jo vetem nje radhe parkimi por dy e tre. Nese ka tri korsi per te levizur tani zor se leviz nje korsi tha Ferdinand Ibrahimi perfaqesues i SHKTQ-se.
Sipas tij per sa kohe operatoret private qe jane pjese e transportit publik ne Tirane nuk do te marrin nje zgjidhje per kerkesat e tyre abonete do te vazhdojne te mos njihen edhe pergjate muajit nentor.
Gjate muajit nentor dhe ne vazhdim do punojme vetem me bilete njeudhetimshe pra nuk do te shesim me abone. Kjo situate do te vazhdoje per sa kohe nuk do te kete zgjidhje per problemet nga autoritetet e pushtetit qendror dhe vendor tha Ibrahimi.
Shoqata e Transportit i ka kerkuar Ministrise se Financave qe te percaktoje formulen e subvencionimit te vleres se biletes per personat qe udhetojne falas si dhe ndryshimin e afatit te licences per nje afat kohor prej te pakten 10 vitesh nga Ministria e Punes.
Pas nje sere analizash Shoqata Kombetare e Transportit Qytetas ka evidentuar se gjendja e veshtire ekonomike e shoqerive eshte thelluar jashte mase per shkak te shume faktoreve. Sipas tyre nje nga problemet thelbesore eshte se ne kontratat e rinovuara me Bashkine e Tiranes operatoret private pranuan permbushjen e kushteve qe synojne rritjen e cilesise se transportit te sherbimit qytetas per te permiresuar sherbimin perkundrejt kostos se ketij sherbimi. Por perfaqesuesit e kesaj shoqate thone se keto investime financiare kaq te medha nuk justifikohen me te ardhurat qe realizohen nga vjelja e tarifave aktuale te miratuara per kete sherbim.
Se dyti ata jane te zhgenjyer qe shteti nuk i ka dhene asnje lloj subvencioni si kompensim per transportimin e kategorise se udhetareve qe sipas ligjit e perfitojne kete udhetim falas. Madje ata kane theksuar se sipas statistikave nga muaji ne muaj dhe nga viti ne vit numri i tyre ka ardhur gjithnje e ne rritje.
Nje tjeter shqetesim qe kemi eshte edhe fakti qe nuk na njihet e drejta per kreditimin e plote te TVSH-se per karburantin qe shpenzohet nga transporti i udhetareve. Me nje udhezim te ri te ministrit te Financave nr. 17 date 13.5.2010 urdherohet njohja e kreditimit te karburantit vetem ne masen 18 per qind te qarkullimit te realizuar nga aktiviteti nderkohe qe shpenzimet per karburant zene rreth 46 per qind te kostos totale te aktivitetit. Kjo perben rritje te ndjeshme dhe te padrejte te kostos per shoqerite tona theksoi Ibrahimi.