E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi kandidat Qeveria e parashikoi per vitin 2011

/ /

Dhe sigurine qe pergjigjja do te ishte negative e ka buxheti i shtetit per vitin 2011. Ne kohen kur politikanet e majte e te djathte japin e marrin me akuza apo zbulojne copa raportesh nga BE-ja qeveria shqiptare ne buxhetin e vitit 2001 ka parashikuar para te vecanta per Ministrine e Jashtme qe kjo e fundit te punoje per marrjen e statusit te vendit kandidat ne vitin 2011. Ne relacionin zyrtar te shperndare nga qeveria ne zerin e Ministrise se Jashtme percaktohet se fondet per vitin tjeter do te arrijne ne 2.3 miliarde leke. Duke e detajuar shpenzimin e ketyre parave relacioni parashikon qe fondet pervec te tjerash do te perdoren edhe per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Ne relacion shkruhet Keto fonde do te sherbejne kryesisht ne arritjen e objektivave te meposhtme Permiresimi i performances rritja e kapacitetit te perfaqesive diplomatike e konsullore dhe permiresimi i aksesit te personave te interesuar per sherbimet e tyre permiresimi i struktures se perfaqesive diplomatike dhe konsullore ne funksion te permbushjes se detyrave te percaktuara per to marrja e statusit te vendit kandidat brenda vitit 2011 hapja e negociatave te anetaresimit deri ne vitin 2012. Pra te gjithe ata qe kane akoma dyshime per pergjigjen e fteses ta kene te qarte se ne rast se marrim nje pergjigje pozitive pra na pranohet ftesa atehere me e cuditur do te jete qeveria shqiptare e cila do te duhet te rishperndaje parate e buxhetit te Ministrise se Jashtme. Nga ana tjeter per here te pare duket se te pakten Ministria e Financave ne baze te informacionit te deritanishem nga BE-ja te kete bere nje ndarje realiste te fondeve te buxhetit. Sidoqofte e verteta pritet te behet publike me date 9 nentor kur vete BE-ja te jape pergjigjen perfundimtare per marrjen ose jo te statusit te vendit kandidat. Pagat e larta rriten me 2 per qind

Ne buxhet parashikohet qe pagat e larta ato qe varen direkt nga paga e Presidentit te rriten maksimalisht me 2 per qind. Qeveria ne buxhet parashikon qe paga e Topit te mos ndryshoje nga viti i kaluar pra te jete 250 mije leke ne muaj por parashikon qe ne korrik te ketij viti te kete nje rritje maksimalisht deri ne 2 per qind. Nga ana tjeter te gjitha pagat e tjera te institucioneve te pavarura qe votohen nga Kuvendi deputeteve dhe ministrave te cilat varen nga paga e Presidentit do te kene kete rritje pra jo me shume se 2 per qind. Paga e Presidentit ne janar te vitit te kaluar ishte parashikuar te rritej por ne korrikun qe shkoi qeveria vendosi te mos rrise pagat e larta dhe kjo page qendroi ne nivelin e 250 mije lekeve. Edhe kete vit parashikohet qe
paga te jete serish 250 mije leke por me nje
mundesi rritjeje prej 2 per qind.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›