Bizneset ndotin rrugët, vijon plehërimi i pemëve me mbeturina (FOTO)
Tiranë- Në fokus të denoncimit të ditës së sotme, Gazeta IDEA ju sjell sërish në vëmendje foto të rrugëve të përbashkëta të kryeqytetit në të cilin të gjithë jetojmë.
Në adresën e e mail-it të gazetës online, investiguese dhe denoncuese IDEA, www.info@gazetaidea.com kanë ardhur sot disa fotografi të bëra në rrugën e Kavajës, pranë gjimnazit “Sami Frashëri” si dhe tek “Ushtari i Panjohur”.
Qytetarja që ka dërguar fotografitë dhe është bërë pjesë e rubrikës sonë “Denonco Ndotjen”, thekson se kjo është një gjendje e cila përsëritet shpesh.
“Sidomos në rrugën e Barrikadave, pranë gjimnazit “Sami Frashëri”, mbeturinat hidhen në çdo ditë në mënyrë të papërgjegjshme pranë rrëzës së pemës”,-thekson denoncuesja e sotme në IDEA.
Bizneset ndotin rrugët, vijon 'plehërimi' i pemëve me mbeturina (FOTO)
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 4