Thaçi: Qeveria është e angazhuar për fazën tjetër të procesit të MPSA
Prishtinë - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se Prishtina ka mirëpritur vlerësimin e Komisionit për të bërë Studimin e Fizibilitetit për Kosovën që është paralajmëruar të jetë gati në vjeshtën e vitit 2009, dhe ka siguruar se Qeveria e Kosovës është e angazhuar plotësisht për të hyrë në fazën tjetër të procesit, duke nënvizuar se axhenda evropiane është dhe do të mbetet prioriteti numër një.
Duke folur në hapje të Takimit të sotëm, të 15-të, të Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim Asociimit, Kryeministri Thaçi u ndal edhe në zhvillimet politike e ekonomike. Në këtë kontekst ai vlerësoi se njohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran ka vazhduar duke arritur numrin prej 52 shteteve që kanë njohur Kosovën, dhe u bëri thirrje edhe shteteve të tjera të BE së ta "përcjellin këtë praktikë dhe ta njohin Kosovën". Me këtë rast edhe një herë falënderoi fqinjët tanë, Maqedoninë dhe Malin e Zi për njohjen e Kosovës së pavarur, duke thënë se "ky akt do të shërbejë si bazë për intensifikimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe promovimin e politikës për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal".
Thaçi shprehu bindjen se institucionet do të bëjnë ç'është e nevojshme që në Kosovë të ndërtohet "një shoqëri e pjekur dhe demokratike", një shtet që respekton rendin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut, në veçanti të drejtat e minoriteteve dhe të të kthyerve.
Kryeministri tha më tej se Republika e Kosovës ka rritur rolin e saj në politikën e jashtme në pajtim me realitetin e ri dhe se ajo ka filluar themelimin e misioneve diplomatike, duke shpjeguar se deri më tani janë themeluar 10 misione diplomatike në nivel të ambasadave në SHBA, në vendet e rajonit të Evropës, porse do të hapen misione të reja edhe në pjesët tjera të botës. Në vazhdim ai tha se Programi i Qeverisë 2008 2011 është plotësisht i reflektuar në të gjitha dokumentet tjera afatmesme planifikuese siç janë: Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, Programi i Investimeve Publike, Plani i Partneritetit Evropian, duke përfshirë po ashtu Planin Vjetor të Qeverisë dhe Buxhetin Vjetor të Kosovës. Ndërkaq për gjetjet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, Thaçi tha se ato janë plotësisht në pajtim më pozicionin dhe qëllimet për zhvillimet politike dhe institucionale të Qeverisë në fushat si: sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsioni, luftimi i krimit të organizuar, zgjerimi i dialogut dhe pajtimit mes komuniteteve. Me gjithë faktin se ekonomia e vendit ka shënuar një rritje të lehtë në krahasim me vitet e kaluara, ai tha se qeveria është e vetëdijshme për pamjaftueshmërinë në drejtim të themelimit të ekonomisë funksionale të tregut dhe u angazhua për përmirësimin e përformancës makroekonomike dhe për rritjen e buxhetit dhe uljen e papunësisë dhe dis balancin e jashtëm.