E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi nuk dekreton kodin zgjedhor

Presidenti i Republikës Bamir Topi refuzon të dekretojë një ligj i cili është miratuar me konsensus të madh në parlamentin e Shqipërisë, dhe pikërisht kodin e ri zgjedhor. Kështu optimizmi kryesisht i dy partive të mëdha PS dhe PD, pasi ka kapërcyer grevën e urisë së dhjetë deputetëve të kuvendit ka ngecur tek kreu i shtetit Topi. Në fakt veprimi i Presidentit të Republikës ka në themel një arsye që edhe pse duket periferike , ka një non sense ligjor. Sipas kodit të ri të miratuar në 18 nëntor nga Parlamenti, Presidenti i Republikës duhet të shpallë datën e zgjedhjeve 9 muaj para mbarimit të mandatit të kuvendit, ndërkohë që nga zgjedhjet na ndajnë rreth 7 muaj. Kështu kthimi i ligjit zgjedhor për rishqyrtim në kuvend, ka në themel pikërisht këtë mospërputhje kohore në raport me detyrat e kreut të shtetit. Kështu me dekretin numer 5960 i cili është firmosur nga presidenti në datën 2 dhjetor, Është rrëzuar ligji elektorali cili mori në seancën e 18 nëntorit votat e 112 deputetëve. Vetë Presidenti i Republikës në arsyetimin për rrëzimin e ligjit shprehet" Arsyeja, per te cilen nuk e dekretova kete ligj, lidhet me dispoziten e nenit 9, pika 2 e tij. Keshtu, neni 9, pika 2 i ligjit ka kete formulim: "Presidenti i Republikes nxjerr dekretin e dates se zgjedhjeve per Kuvendin jo me vone se 9 muaj para mbarimit te mandatit te Kuvendit". Neni 9, pika 2 e ligjit te ardhur per shpallje ka percaktuar detyrimin e Presidentit te Republikes per nxjerrjen e dekretit per caktimin e dates se zgjedhjeve per Kuvendin jo me vone se 9 muaj para mbarimit te mandatit te Kuvendit, pra, nje afat i cili nuk mund te respektohet per periudhen zgjedhore 15 mars - 30 qershor." Argumenton kreu i shtetit. Por duke patur parasysh të gjitha përplasjet politike që shoqëruan miratimin e këtij kodi elektoral, në arsyetimin e tij Presidenti i Republikës gjithsesi ka vleresuar ligjin e ri zgjedhor. "Ligjin e ardhur per shpallje, e konsideroj nje perpjekje serioze dhe te domosdoshme per mireadministrimin e procesit zgjedhor, por, gjej ne te arsye per ta kthyer edhe njehere ne Kuvend per rishqyrtim." Argumenton presidenti. Ende nuk dihen reagimet e klasës politike ndaj këtij veprimi presidencial, por ajo që dihet është se Shqipëria nuk do të ketë një ligj zgjedhor para muajit janar pra vetëm 6 muaj para zgjedhjeve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›