Meta, ftesë faktorëve të së majtës: “Të takohemi për të larguar Berishën”
Kreu i LSI-së: “Ftesa, në radhë të parë, i drejtohet Ramës, por edhe personaliteteve historike të PS-së”. Meta: “Takimi, për mbrojtjen e votave dhe rikthimin e së majtës në qeverisjen e vendit”
Shaban Sulçe
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka bërë një ftesë publike në drejtim të të gjithë faktorëve politikë të së majtës një javë përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Ftesa publike e Metës i drejtohet kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, kreut të PSD-së Skënder Gjinushi, kreut të PDS-së Paskal Milo, kreut të PSV ‘91 Petro Koçi si dhe figurave historike të së majtës, Fatos Nano, Servet Pëllumbi dhe Rexhep Meidani. Kreu i LSI-së ka ftuar të gjithë liderët e së majtës për t’u takuar ditën e hënë, në një takim që, siç theksoi Meta, do të diskutohet dhe do të vendoset për largimin e Sali Berishës nga pushteti. “Unë dhe LSI-ja konsiderojmë se sfida dhe përgjegjësia e opozitës dhe e së majtës progresiste është më historike se kurrë. Objektivi ynë i përbashkët, largimi i Berishës, mund të realizohet në mënyrë më të sigurt duke vendosur dhe forcuar përpjekjet e përbashkëta të të gjithë opozitës dhe të së majtës progresiste. Prandaj, duke ndjerë këtë përgjegjësi të veçantë dhe historike, do të ftoj në një takim ditën e hënë të gjithë faktorët politikë, institucionalë dhe historikë, të rinj dhe të vjetër të së majtës, me qëllim vendosjen e një fryme sa më të gjerë bashkëpunimi, midis të gjitha partive të majta dhe progresiste”, - tha kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Ftesa
Kreu i LSI-së shpjegoi se ftesa për takimin që është planifikuar të zhvillohet ditën e hënë i drejtohej në radhë të parë kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Meta theksoi gjithashtu se kjo ftesë u bëhej gjithashtu dhe të gjitha personaliteteve dhe figurave përfaqësuese dhe historike të së majtës, si Nano, Pëllumbi dhe Meidani, krerëve të partive të tjera të së majtës, si Gjinushit, Milos dhe Koçit. Kreu i LSI-së tha se ky takim ka për qëllim që të krijojë një frymë bashkëpunuese për mbrojtjen e procesit zgjedhor si dhe për të krijuar një frymë të re optimizmi sa më të fortë në elektoratin e majtë, që do të ndikojë në fitoren e së majtës në zgjedhjet e 28 qershorit. “Në radhë të parë thirrja ime i drejtohet kryetarit të PS-së, z.Rama, si kryetari i forcës politike më tradicionale. Së dyti, thirrja ime u drejtohet gjithë personaliteteve dhe figurave të tjera përfaqësuese, institucionale, por edhe tradicionale apo historike. Natyrisht, thirrja ime i drejtohet edhe z.Nano, ashtu siç i drejtohet edhe z. Meidani, që është një figurë shumë e rëndësishme dhe faktorëve të tjerë, se janë faktorë të paneglizueshëm, ndikimi i të cilëve dhe kontributi i të cilëve do të ishte veçse pozitiv për të ecur në një drejtim të përbashkët. Ky takim ka për qëllim krijimin e një fryme bashkëpunuese sa më të gjerë për të mbrojtur procesin zgjedhor. Së dyti, në krijimin e një fryme optimizmi sa më të fortë në elektoratin progresist, në mënyrë që kjo të ndikojë në një fitore sa më bindëse të forcave të majta dhe progresiste, në zgjedhjet e 28 qershorit dhe në krijimin e një qeverie sa më të qëndrueshme për të shëruar të gjitha plagët që po lë pas qeveria e Berishës, duke nisur nga agimi i 29 qershorit”, - theksoi Meta.
Zgjedhjet
Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, Meta vlerësoi rëndësinë vendimtare që kanë zgjedhjet e 28 qershorit për të ardhmen e vendit. Kreu i LSI-së theksoi se takimi i faktorëve të së majtës është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e procesit zgjedhor, pasi qeverisja aktuale dhe kryeministri Berisha nuk japin asnjë garanci për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në 28 qershor. “Zgjedhjet e 28 qershorit janë vendimtare për të ardhmen dhe të sotmen e Shqipërisë. Qeverisja aktuale e Berishës nuk jep asnjë garanci, as për organizimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, as në suksesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, - tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Axhenda e takimit
Pika 1: Angazhimi për mbrojtjen e votave nga manipulimet
LSI-ja prej kohësh ka shprehur dyshimet e saj ndaj angazhimit të kryeministrit Berisha për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri. LSI-ja kontestoi ashpër Kodin Zgjedhor, madje deputetët e saj, përfshirë edhe kryetarin Meta, zhvilluan një grevë njëjavore me moton “Vota është e shenjtë”, duke protestuar ndaj faktit që LSI-së iu hoq e drejta për të pasur komisionerë në procesin zgjedhor të 28 qershorit. LSI-ja ka kritikuar gjithashtu edhe procesin e kartave të identitetit, ndërkohë që shpeshherë ka akuzuar kryeministrin Berisha se nuk po heq dorë nga “vesi i vjetër” i tij për manipulimin e zgjedhjeve. Por kohët e fundit, nisur edhe nga shumë fakte të dala në media dhe dëshmi të mbledhura në terren, është konstatuar se qeveria dhe Partia Demokratike po përpiqet të manipulojë procesin zgjedhor me anë të kartave të identitetit, presioneve ndaj punonjësve të administratës si dhe angazhimit të “policisë elektorale”. Këto shqetësime janë ngritur fuqishëm kohët e fundit edhe nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili ka paralajmëruar masa të ashpra në rast se kryeministri prek votat më 28 qershor. Pikërisht mbrojtja e votave të së majtës duket se do të jetë një prej dy pikave kryesore të takimit të së hënës. Sipas kreut të LSI-së, Ilir Meta, qëllimi i këtij takimi është diskutimi për hartimin e një strategjie, e cila do të mundësojë mbrojtjen me sukses të votave të së majtës në këto zgjedhje, nga manipulimet e mundshme.
Pika 2: Angazhimi i së majtës për fitoren më 28 qershor
Të gjitha sondazhet e zhvilluara nga kompani të ndryshme kanë konfirmuar faktin se është Partia Demokratike ajo që ka më shumë shanse për të qenë forca fituese e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Por interesant është fakti se po këto sondazhe konfirmojnë të gjitha faktin se, Partia Demokratike, pavarësisht se mund të dalë e para, nuk do të jetë në gjendje që të formojë maxhorancën qeverisëse. Të gjitha sondazhet kanë konfirmuar se e majta ka mundësinë që të formojë maxhorancën qeverisëse, nëpërmjet dy koalicioneve të saj, “Bashkimi për ndryshim”, i kryesuar nga Partia Socialiste, dhe “Aleanca socialiste për integrim”, i kryesuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Gjithsesi, sondazhet janë vetëm një tregues, pasi për të konfirmuar faktin se e majta ka më shumë mundësi për të qeverisur vendin, mjafton të kthehesh katër vjet mbrapa, në zgjedhjet e vitit 2005, kur e majta, edhe pse kishte më shumë se 100 mijë vota më shumë se PD-ja dhe aleatët e saj, humbi zgjedhjet për shkak të përçarjes së saj. Për këtë arsye takimi midis faktorëve të së majtës synon që jo vetëm të shmangë përçarjen, diversionet dhe armiqësinë në krahun e majtë, por edhe të krijojë një frymë optimizmi në radhët e elektoratit, e cila do të ndikojë në arritjen e një fitoreje bindëse të së majtës në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. “Ky takim ka për qëllim krijimin e një fryme optimizmi sa më të fortë në elektoratin progresist, në mënyrë që kjo të ndikojë në një fitore sa më bindëse të forcave të majta dhe progresiste”, - tha Meta.
22 Qershor 2009