E Diel, 1 Nëntor 2026

Valeria Marini: “Më shihni, skam asnjë fije dhjami...”



“Fizikisht jam në formë të shkëlqyer dhe nuk kam as një fije dhjami. Fotografitë që më kanë bërë në plazh ishin montime që i kanë bërë enkas me dashakeqësi.” Kështu ëshë shprehur Valeria Marini për mediat italiane nga Sardenja, ku po kalon disa ditë pushime, larg botës së spektaklit dhe televizionit. Para disa kohësh janë publikuar fotografi që e tregojnë Valerian të pak shëndoshur dhe jo fort në formë sa i takon celuliteve, por çuditërisht, tashmë ajo shfaqet dhe përgënjeshtron gjithçka, duke thënë se ka qenë një montazh. “Është e thjeshtë për ta përgënjeshtruar një gjë të tillë. Mjafton të më shikoni dhe e kuptoni se jam në formë” –shprehet ajo. E përqendruar në punën e madhe që e pret, Valeria nuk ka kohë për t’iu përkushtuar dashurisë dhe pasionit. “Jam në Porto Çervo për të organizuar një eveniment veror. Do të zhvillojmë një sfilatë mode për plazhin, pastaj duhet të marr pjesë në një panair të rëndësishëm dhe më pas në turneun e tenisit të Lele Moras” –tregon Marini.
E sikur këto të mos i mjaftonin, Valeria ka dhe një sërë takimesh për projekte të ardhme në film dhe në kinema.

22 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›