E Shtunë, 31 Tetor 2026

Servet Pëllumbi vlerëson çlirimin e kryeministrisë: Berisha do bëjë opozitë kurthesh

Servet_PellumbiIsh- kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, është i bindur se kjo qeveri do të bëjë gjëra të mira për Shqipërinë.

Duke folur për gazetën Dita, ai vlerëson tre vendimet e para si të qarta, të sakta dhe të drejta.

Ai tha se këto akte po i kthejnë dinjitetin shtetit shqiptar.

Duke komentuar deklaratat e opozitës se këto vendime janë antikushtetuese, Pëllumbi thotë se kjo opozitë nuk ka gojë të flasë për këtë gjë.

Ishte qeveria e Berishës që merrte pafund vendime antikushtetuese. Me arrogancën e tij, Berisha dhe qeveria e tij kanë dhënë shembullin më të keq se si mund të qeveriset vendi, tha Pëllumbi.

Pëllumbi thotë se Berisha po bën opozitë kurthesh, por ka një mesazh për qeverinë e re.

Unë kam besim se kjo qeveri nuk do të bjerë në kurthet që do të mundohet ti ngrejë opozita. Qytetarët janë aq të mençur sa të shikojnë punët e kësaj qeverie, ti krahasojnë me bëmat e mëparshme dhe të vërejnë ndryshimin e madh mes tyre, tha Pëllumbi.

Ai ka vlerësuar edhe vendimin për të hequr gardhin rrethues të kryeministrisë.

Ato hekura e ndanin qeverinë nga populli, krijonin një hendek të madh midis qeverisë dhe qytetarëve. Prandaj ky gjest duhet përshëndetur./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›