E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Banda e Durrësit", Krimet e Rënda 4 burgime përjetë

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të  përjetshëm  3 anëtarët e “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berishen, Endrit Doklen dhe Indrit Taullain.

Krimet e Rënda gjatë verdiktit përfundimtar për 16 anëtarët e bandës ka dënuar Adriatik Colin me 10 vite burg, Sardian Sulejmani dënohet me 25 vite burg, Kujtim Buna dënohet me 25 vite burg, Sardian Sulejmani dënohet me 25 vite burg, Altin Olloni dënohet me 25 vite burg, Elvis Hoxhosmani dënohet me 25 vite burg…

Anëtarët e “Bandës së Durrësit”, akuzohen për të paktën 7 vrasje, 2 plagosje, mbajtjen peng të një dëshmitareje, si dhe disa atentate. Banda dyshohet të ketë vepruar që nga viti 1998 deri në 2005, në qytetin e Durrësit. Fillimisht vepronte si një e vetme, por për shkak të prishjes së pazareve u nda në dy fraksione. Hakmarrja e ashpër mes grupeve rivale shkaktoi dhjetëra viktima. Lulzim Berisha u arrestua në 2006 në Maqedoni.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›