E Diel, 1 Nëntor 2026

Westerwelle: Kosova të njihet nga të gjitha vendet e BE-së

PRISHTINE - “Ne do ta mbështesim Kosovën edhe rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Gjermania do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë diplomatike për të bindur 5 shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë”,- kështu ka thënë në Berlin ministri gjerman i Punëve të Jashtme Guido Westerwelle, pas takimit me ministrin ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet politike në rajon dhe thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Hoxhaj dhe Westerwelle janë pajtuar që të ketë më shumë investime gjermane në Kosovë.

Duke folur për bashkëpunimin bilateral, Westerwelle ka theksuar se Gjermania mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës.
“Ne ishim ndër shtetet e para që e kemi njohur pavarësinë e Kosovës. Ne do ta mbështesim Kosovën edhe në të ardhmen”, - ka deklaruar Westerwelle.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›