Meta i telefonoi Lavitolas

Sikunëer Franko Fratini (Ministri i Jashtëm Italian), edhe Ilir Meta duket se ka rënë pre e dy deklaratave kontradiktore për skandalin Lavitola që po trondit Italine.
Në një intervistë per “La Republika”, Meta thote se ai nuk e njihte Lavitolen, ndërkohë që në një deklaratë për shtyp te publikuar me pas thotë se e njihte si drejtorin e një gazete.
Nderkaq, publikohet telefonata e pergjuar, ku eshte Meta qe nje dite perpara takimit i telefonon Lavitoles dhe le takim me te edhe per darke.
Në një intervistë për të përditshmen italiane “La Repubblica” ish-Zv/kryeministri dhe ish-Ministri i Jashtem, Ilir Meta, duket kontradiktor kur flet për Valter Lavitolas: “Nuk e kujtoj ta kem njohur këtë Zotin Lavitola. Por, edhe ndoshta, tani që më kujton atë vizitën në Itali”.
Kur gazetari italian thote se fotoja e publikuar e ve ne situate te veshtire Ministrin Fratini, Meta pergjigjet: “Nuk e kuptoj situaten e veshtire, fotoja është zyrtare, ai burre ishte i pranishem dikush e kishte autorizuar të qendronte me ne”.
Ky ishte reagimi i Metes per te perditshmen italiane qe bien ne kundershtim me deklaraten e Ministrit te Jashtem Italian, Franko Fratini, ndersa ne nje deklarate te publikuar ne faqen online te LSI, Meta thote:
“Në lidhje me pretendimet e ndonjë media për gjoja angazhimin e personave të tretë gjatë vizitës sime zyrtare në Romë në 21 tetor të vitit 2009, sqaroj se prezenca e një drejtuesi të një gazete italiane në foton e paraqitur në media, e marrë gjatë konferencës së shtypit me homologun Fratini është krejtësisht e rastësishme dhe nuk ka asnjë lidhje me asnjë aspekt institucional apo zyrtar të vizitës. Personi në fjalë njihet prej meje prej kohësh si drejtor i gazetës ”L’Avanti”.
Por, ndersa Meta thote ne interviste se nuk e njihte Lavitolen, e përditshmja italiane i shkon me tej investigimit për cështjen, e cila mori të tjera përmasa, pasi “Top Channel” publikoi foton e takimit mes Fratinit, Metes dhe Lavitolas, e bere nga gazetarja Irida Cami, pas konferences për shtyp në Farnesina.
“La Repubblica” publikoi të enjten një telefonatë të përgjuar mes Ilir Metës dhe ish-drejtorit të gazetës “Avanti” Valter Lavitola, i cili nuk e dinte qe telefoni i tij, me autorizimin e Prokurorise se Peskares – ishte nen pergjigjim.
Biseda telefonike është e datës 20 tetor 2009, e kryer një ditë përpara takimit zyrtare mes dy Ministrave te Jashtem, Fratinit e Metës dhe takimit te mepasshem me Lavitolen, çka tregon se Meta e njihte të kërkuarin nga drejtësia italiane.
Nje tjeter fakt qe shton kontradiktat dhe dyshimet. Ish-ministri i Jashtem Shqiptar, e ka marre ne telefon Valter Lavitolan per t’i thene qe eshte ne Rome.
Ndersa flitej per nje takim qe do te zhvillohej pas takimit zyrtar, rreth ores 12, ku i pranishem te ishte edhe nje fare Rikardo, miku dhe ortaku i Lavitola-s me pas e anullon dhe prenoton per nje darke-diten e takimit- ku do te jete i pranishem Ilir Meta, Lavitola dhe miku dhe ortaku i ketij te fundit, Rikardo.
Lajmi po ben xhiron e mediave italiane, ku se fundi, pas “La Reppublica”-s, ai eshte marre edhe nga “Sky” dhe nga “LA 7” i Enriko Mentanes qe citon “Top Channel” per zbulimin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Dështimi, BE në Tiranë
Një javë pas publikimin të progres raportit, ku 12 prioritet u vlerësuan nga komisioneri Fyle si të pa-plotësuara, Shqipërinë e viziton drejtori i përgjithshëm i zgjerimit në BE, Stefano Saninno, duke tentuar një ndërmjetësim të mundshëm mes palëve për rinisjen e dialogut. Topi: Vizion i ri në politikë
Duke iu drejtuar të diplomuarve të rinj të shkollës politike të Këshillit të Europës, Presidenti i Republikës Bamir Topi foli për nevojën e një vizioni të ri në politikën shqiptare.
Meta përgënjeshtron Frattini-n
Gazeta 'La Repubblica', e cila solli e para per publikun italian çeshtjen e takimit tresh Frattini-Meta-Lavitola, të enjten vazhdon te investigoje mbi rastin. Nënë Tereza në gjyq
Ilir Yzeiri - Dje ishte ditë pushimi, sepse shqiptarët nderuan Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës. Nuk u organizua asnjë veprimtari e veçantë dhe për çudi asnjë shtetar i lartë nuk gjeti rastin të dilte në publik e të thoshte dy fjalë për Shenjtoren e madhe, për shqiptaren e vetme që ka marrë një prej çmimeve më të larta, atë të Nobelit për paqe. Turp i Ramës apo faj i Bashës?
Artan Lame - Javën që shkoi Këshilli Bashkiak i Tiranës bëri të mblidhet për të hequr 60 taksat e tarifat që sipas premtimit të z. Basha në fushatë, rëndojnë mbi supet e drobitura të qytetarëve.
Lajmet kryesore
Libi, konfirmohet zyrtarisht vdekja e Gaddafi-t
Diktatori bie gjatë mbrojtjes së qytetit të fundit që kontrollonte
Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur
Balla: Pollo, rryshfet 1.2 milion euro
KFOR: Operacioni në veri, i suksesshëm