Deshtimi BE ne Tirane

Një javë pas publikimin të progres raportit, ku 12 prioritet u vlerësuan nga komisioneri Fyle si të pa-plotësuara, Shqipërinë e viziton drejtori i përgjithshëm i zgjerimit në BE, Stefano Saninno, duke tentuar një ndërmjetësim të mundshëm mes palëve për rinisjen e dialogut.
Serinë e takimeve me politikanët e Tiranës, Sanino e ka nisur me zëvëndës Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Haxhinasto. “Tashmë kemi një raport progresi dhe ne dëshirojmë të sigurojmë konsolidimin e arritjeve të deritanishme dhe të gjejmë rrugët për të çuar përpara axhendën e përbashkët, për të krijuar të gjitha mundësitë që Shqipëria t’i afrohet më shumë perspektivës evropiane, që kjo perspektivë të shndërrohet në një shans konkret për qytetarët e këtij vendi”, shprehet Sanino. “Ajo që është e rëndësishme për ne është që të krijojmë kushtet për të çuar përpara axhendën evropiane. Ne duhet të sigurojmë që perspektiva evropiane e Shqipërisë të bëhet realitet. Ne tashmë kemi një shembull shumë të mirë që është ai i liberalizimit të vizave dhe ne mendojmë se është në interesin e përbashkët të qytetarëve të këtij vendi që të afrohen më tepër me BE”.
Deklarimi zotit Sanino është në vazhdën e deklaratave të zyrtarëve të Brukselit, që çdo ditë nuk harrojnë t’u kujtojnë politikanëve shqiptarë fjalën dialog që duhet i largët. Por, se cilat janë rrugët e çuarjes përpara të axhëndës europiane të Shqipërisë ato mbetet ende të panjohura.
Ndërsa Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto tha se progres raporti i BE për Shqipërinë, është kthyer në dokument të rëndësishëm pune për qeverinë për të avancuar me tej axhendën e saj, në rrugën e vendit drejt BE.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Meta i telefonoi Lavitolas
Sikunëer Franko Fratini (Ministri i Jashtëm Italian), edhe Ilir Meta duket se ka rënë pre e dy deklaratave kontradiktore për skandalin Lavitola që po trondit Italine. Topi: Vizion i ri në politikë
Duke iu drejtuar të diplomuarve të rinj të shkollës politike të Këshillit të Europës, Presidenti i Republikës Bamir Topi foli për nevojën e një vizioni të ri në politikën shqiptare.
Meta përgënjeshtron Frattini-n
Gazeta 'La Repubblica', e cila solli e para per publikun italian çeshtjen e takimit tresh Frattini-Meta-Lavitola, të enjten vazhdon te investigoje mbi rastin. Nënë Tereza në gjyq
Ilir Yzeiri - Dje ishte ditë pushimi, sepse shqiptarët nderuan Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës. Nuk u organizua asnjë veprimtari e veçantë dhe për çudi asnjë shtetar i lartë nuk gjeti rastin të dilte në publik e të thoshte dy fjalë për Shenjtoren e madhe, për shqiptaren e vetme që ka marrë një prej çmimeve më të larta, atë të Nobelit për paqe. Turp i Ramës apo faj i Bashës?
Artan Lame - Javën që shkoi Këshilli Bashkiak i Tiranës bëri të mblidhet për të hequr 60 taksat e tarifat që sipas premtimit të z. Basha në fushatë, rëndojnë mbi supet e drobitura të qytetarëve.
Lajmet kryesore
Libi, konfirmohet zyrtarisht vdekja e Gaddafi-t
Diktatori bie gjatë mbrojtjes së qytetit të fundit që kontrollonte
Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur
Meta i telefonoi Lavitolas
Balla: Pollo, rryshfet 1.2 milion euro
KFOR: Operacioni në veri, i suksesshëm