E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta kërkon nga Indonezia njohjen e Kosovës

Gjatë takimit me ambasadorin indonezian, Meta vlerësoi nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin e Qeverisë shqiptare për thellimin e mëtejshëm të tyre, duke inkurajuar në veçanti bashkëpunimin ekonomik e tregtar. 

Gjithashtu, Meta solli në vëmendjen e palës indoneziane, çështjen e pavarësisë së Kosovës, si një realitet të ri politik dhe stabilizues në rajon. mbasadori Inkiriwang, e ftoi z. Meta për një vizitë zyrtare në Indonezi, e cila pritet të konkretizohet gjatë vitit 2010 me nënshkrimin e disa marrëveshjeve bilaterale që janë në proces.

Ndërsa me ambasadorin kinez, zv/kryeministri Meta shprehu vullnetin e Qeverisë shqiptare për konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në gjitha fushat e në mënyrë të veçantë në drejtim të bashkëpunimit ekonomik.

Të dy palët vlerësuan vizitën e ardhshme të Zv. Kryeministrit kinez në Tiranë me rastin e 60 vjetorit të marrëdhënieve Kinezo-Shqiptare, si një tregues të qartë të miqësisë sa tradicionale edhe premtuese që ekziston mes dy vendeve.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›