E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stubb: Finlanda mbështetje Shqipërisë

“Me rastin e emërimit tuaj në postin e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, dëshiroj t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe t’ju uroj sukses në këtë detyrë të lartë. Jam i bindur se bashkëpunimi i frytshëm midis Finlandës dhe Shqipërisë do të vazhdojë në të ardhmen, jo vetëm në nivelin bilateral, por edhe në kuadër të Bashkimit Europian dhe në çështjet globale”, thuhet në telegram.

Ai shprehet se Finlanda vazhdon t’a mbështesë integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, telegram Meta ka marrë edhe nga Ministrja e Jashtme e Konfederatës Zvicerane Micheline Calmy-Rey. “Jam i bindur se miqësia  mes dy vendeve tona do të thellohet dhe begatohet më tej gjatë mandatit tuaj në këtë post e po kështu shpresoj shumë se do të kemi mundësi të shihemi shumë shpejt. Në të njëjtën kohë, më lejoni t’ju shpreh urimet më të mira për mirëqenien tuaj personale si dhe për prosperitetin e vendit tuaj në të ardhmen”, shkruan shefja e diplomacisë zviceriane.  

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›