E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e PS-së: Bojkot zgjedhjet të nëntorit

Gjatë një konference shtypi, anëtarja e kryesisë Arta Dade, ka shpjeguar vendimin e marrë dhe arsyet se pse kjo parti ka vendosur t’i bojkotojë këto zgjedhje. Sipas saj, zgjedhjet e 28 qershorit nuk përmbushën standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme për një vend anëtar në NATO.

Ndërsa ka shtuar se duke qenë se qeveria nuk ka reflektuar mbi kërkesat e opozitës për të hetuar procesin zgjedhor dhe për të hapur kutitë si një kusht për zbardhjen e së vërtetës së 28 Qershorit, e ka detyruar këto parti që të ndërmarrë një vendim të tillë.

“Partia Socialiste e Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të behet pjesë e një tjetër procesi zgjedhor të manipuluar, jashtë standardeve, që shkel ligjin dhe deformon vullnetin e shqiptarëve”, theksoi Dade.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›