Harasani: PS të mos bojkotojë zgjedhjet e pjesshme
I rreshtuar në grupimin e “ Lëvizjes për Mendim Ndryshe”, Harasani tha se ky ishte një shans që nuk duhej humbur.
“Është koha e duhur që të përballemi me këtë koalicion të brishtë.. Të vjen keq që mbledhja e Kryesisë së PS-së bëhet 24 orë me vonesë nga mbyllja e orarit zyrtar të regjistrimit të kandidatëve”, theksoi ai për mediat.
“Në mbledhjen e kryesisë personalisht do kërkoj që PS të marrë pjesë në këto zgjedhje, pasi është mundësia më e mirë për ne, për të vërtetuar të gjitha ato akuza që i kemi ngritur kësaj qeverie”, tha Harasani.
Gjithashtu ai bëri me dije se, do të nënshkruajë kërkesën e socialistëve drejtuar parlamentit për hetimin e zgjedhjeve, por më e thjeshtë theksoi Harasani “ hetimi i këtyre zgjedhjeve mund të bëhet nëpërmjet pjesëmarrjes sonë në Kuvend”.