E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta kërkon nga Siria dhe Egjipti njohjen e Kosovës

Gjatë këtij takimi, Meta tha se “numri i shteteve qe do njohin pavarësinë e Kosovës brenda pranverës së ardhshme do jete mbi 100”, i kërkoi Ambasadores Al Houmsi që “edhe emri i Sirisë të jetë pjesë e kësaj liste shtetesh”.

Ambasadorja Al Houmsi shprehu dëshirën për të ftuar Z. Meta sa më shpejt në Damask për firmosjen e këtyre marrëveshjeve dhe për t’i dhenë një shtytje më të madhe marrëdhenieve mes dy vendeve.

Ndërkohë, po dje Meta priti Ambasadoren e Republikës Arabe të Egjiptit në Shqipëri Znj. Amina Imam Gomaa. Shefi i diplomacisë shqiptare i shprehu Ambasadores Gomaa, “dëshirën për të parë Egjiptin të reshtuar në anën e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që do i shërbejë stabilitetit të rajonit”.

Ambasadorja Gomaa falenderoi Z. Meta për marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe duke vlerësuar arritjet e vendit tonë, shprehu dëshirën për zgjerimin e mëtejshëm të tyre. Ajo u shpreh se “qeveria egjiptiane po i ndjek me vëmendje zhvillimet në rajonin tonë, veçanërisht në Kosovë si dhe qëndrimet e shteteve të ndryshme ndaj njohjes së pavarësisë së saj”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›