Rëndohet bilanci i viktimave në Itali, 14 të vdekur
Stuhitë që përfshinë Siçilinë ditën e sotme shkatërruan banesat rreth Mesinës, ku ekipet e shpëtimit po zhvillojnë operacione kërkimi për të mbijetuarit. Disa persona u strehuan nëpër çatitë e banesave të tyre dhe më pas u shpëtuan nga helikopterët.
Një person humbi jetën, bllokuar në automjetin e tij kur u mor përpara me rrëmbim nga sasi të mëdha uji dhe dherash, ndërkohë që një tjetër person mbijetoi pasi arriti të dilte nga automjeti i zhytur nën uje.
"Po kthehesha në shtëpi kur një sasi e madhe uji dhe dherash e mori përpara makinën time. Arrita të dilja nga makina. Kjo ishte një eksperiencë e tmerrshme", deklaroi i mbijetuari, ende i mbuluar me baltë, i cili citohej nga mediat lokale.
Shefi i shërbimit italian të shpëtimit, Guido Bertolaso deklaroi se numri i të vdekurve kishte arritur në 14 persona, ndërsa të paktën 40 persona të tjerë po merrnin ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.
Kryebashkiaku i Mesinës, Xhusepe Buzanka deklaroi se qyteti i tij ishte shkatërruar nga stuhia, e cila kishte dëmtuar rrugët dhe hekurudhat, kështu që të plagosurit po transportoheshin përmes rrugëve detare.