E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja, sot fillon shqyrtimi i "Sollaku"-t

Gjykata Kushtetuese rimerr ne dore ceshtjen "Sollaku". Ky institucion do te shqyrtoje sot kerkesen e ish-Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku, per shpalljen si antikushtetuese te vendimit qe Kuvendi mori per shkarkimin e tij. Edhe pse kane kaluar kater muaj nga largimi i kryeprokurorit, ceshtja do te shqyrtohet sot paradite nga Gjykata Kushtetuese. Organ i cili do te shprehet nese ka qene apo jo i drejte vendimi per largimin e ish-kreut te Prokurorise se Pergjithshme. Kjo eshte ankesa e dyte e Sollakut, ne Kushtetuese ende qendron pezull kerkesa e pare, ku ai kerkoi qe te jepet nje vendim po nga kjo gjykate mbi nisjen e hetimit te Kuvendit per punen ne kryeprokurori. Hetim qe ai e cileson antikushtetues e qe nuk eshte ne kompetencat e Kuvendit. Sot Gjykata Kushtetuese vetem sa do te shqyrtoje ankesen e ish-kryeprokurorit. Eshte heret per te menduar mbi marrjen e nje vendimi mbi te. Por duke u bazuar nga precedentet e meparshem, kjo gjykate e quajti antikushtetues hetimin e pare qe Kuvendi beri ndaj Sollakut. Hetim pas te cilit nuk mundi te shkarkoje ish-kryeprokurorin, pasi Presidenti i asaj kohe. Alfred Moisiu. nuk firmosi shkarkimin e tij. Edhe nese Kushtetuesja do te jepte nje vendim pro Sollakut, do te jete thuajse e pamundur rikthimi i tij ne detyre. Ne vend te tij eshte emeruar nga muaji nentor Kryeprokurorja Ina Rama. e cila mori bekimin e Presidentit te Republikes Bamir Topi. Nje tjeter ceshtje qe Kushtetuesja do te shqyrtoje se shpejti eshte edhe kerkesa e Dhomes Amerikane te Tregtise, shoqates se Ndertuesve dhe Kofindustrise kunder ligjit per procedurat tatimore, i quajtur ndryshe si ligji i gjobave. Kerkesa do te shqyrtohet nga gjykata me 12 shkurt.
R.Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›