E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, Madhi "kryqezon" Topallin

Rozeta Rapushi
Shpertheu dje ne Kuvend konflikti i vjeter mes Partise Demokratike dhe aleatit te saj kryesor, republikaneve, per ceshtjen e prones. Republikani Arian Madhi akuzoi rende Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se ne menyre abuzive po deformon vullnetin e votes, duke shtyre pafundesisht votimin ne Kuvend per shfuqizimin e ligjit 7501 "Per Token" dhe ndryshimet ne ligjin e pronave. "Me shqetesim te madh dhe indinjate shoh se ne rendin e dites nuk jane ndryshimet ne ligjin e pronave. Kryetarja Topalli po i trajton deputetet si punemarres, duke shkelur rregulloren sipas qejfit te saj", kritikoi ashper Madhi. Ai kerkoi ndihmen e te gjithe deputeteve, perfshire dhe opozites, qe te nderhyjne per te mos e lejuar me Kryetaren Topalli te shkele sipas qejfit rregulloren, por pa rezultat, pasi asnje nuk e mbeshteti. Duke qene se projektligjet, realisht nuk ishin ne rendin e dites, opozita nuk pranoi qe per to te behej votimi, por ndoqi ne heshtje konfliktin mes aleateve ne qeverisje.
Topalli, si per te qetesuar Madhin, replikoi pas akuzave se ai harxhoi frymen kot, pasi votimi per to do te behet. "Te shkoi fryma kot, se jane ne rend te dites. Ndaj mos m'u lut hic", replikoi Kryetarja. Por rezultati nuk ishte i tille. Ne fund te seances, kryetari i Grupit demokrat, Astrit Patozi, kerkoi qe projektet te shtyhen, ndersa opozita protestonte nga vendi se nuk jane ne rend te dites, ndaj votim nuk ka. "E shtyj, meqe s'ka kuorum", shtoi Topalli. Perballe kesaj situate, Madhi u shpreh per gazeten se Kryetarja e Kuvendit po ben nje precedent te rrezikshem per Kuvendin, duke e shtyre pa arsye votimin. "Une i dergova dhe nje shkrese, ku kerkoj qe te perfshihen ne rendin e dites, ashtu sic vendosi konferenca e kryetareve, por pa rezultat", tha Madhi.
Madhi tha se Topalli po shkel ne menyre flagrante te drejtat e deputeteve, duke cenuar keshtu dhe sovranitetin e Kuvendit. Votimi u shty per seancen e se enjtes. Nje vit me pare, republikani Madhi kerkoi ne Kuvend qe te shfuqizohet ligji 7501 "Per Token" si ligj qe lejon abuzime te medha ne ndarjen e tokes bujqesore. Por, perplasjet me qeverine e djathte, bene qe amendamenti i tij te mos kaloje kaq lehte ne Kuvend, por dhe te reflektoje qarte ndarjet mes dy partive aleate per ceshtjen e prones. Po keshtu, Madhi kerkoi dhe ndryshime ne ligjin per "Kthimin dhe Kompensimin e Pronave". Mes te cileve dhe shtyrjen e afatit deri me 31 dhjetor 2008 per depozitimin e dokumenteve te pronareve per kthim dhe kompensimin e tokes.
Percarja
Ndarja mes PD-se dhe PR-se per ceshtjen e pronave ka shkuar aty ku nuk mund te fshihet dot. Me tone te larta, kryetari i Grupit parlamentar republikan, Madhi, akuzoi Kryetaren e Kuvendit, Topalli, se po shkel rregulloren dhe cenon te drejtat e deputeteve. Ai kritikoi se ne menyre te qellimshme ajo s'lejon votimin e ndryshimeve ne ligjin e pronave, duke krijuar precedente te rrezikshem.
Zvarritja
Prej nje viti ndodhen ne Kuvend amendamentet e Arian Madhit per ndryshimet ne ligjin e pronave. Perplasjet politike mes aleateve PD dhe PR ka bere qe propozimet e Madhit te mos kalojne aq lehte per votim. Perkundrazi, kur behet gati nje vit nga depozitimi i tyre ne Kuvend, nuk eshte bere e mundur votimi i tyre, pavaresisht negociatave te gjata te zhvilluara mes paleve.
Ndryshimet
Ajo cka kerkon Madhi eshte shfuqizimi i ligjit 7501 "Per Token". Ligj qe, sipas tij, ka sjelle vetem abuzime ne ndarjen e tokave bujqesore. Po keshtu, republikani kerkon qe te shtyhet afati i depozitimit te dokumenteve te pronesise nga pronaret deri me 31 dhjetor 2008. Afat qe ka skaduar qe ne tetor te vitit te kaluar, e pronaret nuk kane mundur te dorezojne dokumentacionin per t'u kompensuar per pronen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›