Anëtarësimi në NATO, nuk realizohen detyrat
Sipas monitoruesve të Buxhetit të Shtetit në Ministrinë e Financave, nga 23.6 miliardë lekë të planifikuara për 12 muajt, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar vetëm 7.4 miliardë
TIRANE-Shqipëria është pranuar anëtare e NATO- s, pasi për dy vjet rresht ka caktuar në Buxhetin e saj për mbrojtjen 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Që është një nga kushtet ekonomiko-financiare për të qenë anëtare e aleancës. Por, si i ka shpenzuar këto fonde? Sipas monitoruesve të Buxhetit të Shtetit në Ministrinë e Financave, nga 23.6 miliardë lekë të planifikuara për 12 muajt, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar vetëm 7.4 miliardë, ose 31.2 për qind të shifrës vjetore. Shpenzimet faktike për 6-mujorin në programin "forcat e luftimit", që përfaqëson rreth 37.8 për qind të totalit të shpenzimeve të Ministrisë, sipas zërave kryesorë, krahasuar me planin vjetor, rezultojnë me deficit të ndjeshëm. Kështu, shpenzimet korente realizohen në këtë fushë 34.1 për qind, shpenzimet kapitale edhe më pak - 18.8 për qind, duke arritur në total në 27.9 për qind të shpenzimeve vjetore. Për 6-mujorin e parë 2009 janë parashikuar 37 produkte në këtë program. Disa prej tyre janë realizuar pjesërisht, si rezultat i mossigurimit të numrit të personelit dhe shumica e produkteve nuk janë realizuar si rezultat i procedurave të prokurimit, theksojnë Financat. Nuk janë realizuar sigurimi i një helikopteri transporti, mjete motorike të blinduara, një sasi armatimesh të lehta, etj. Po kështu, në mbështetjen e luftimit është kryer vetëm 26.9 për qind e shpenzimeve, ku investimet janë realizuar sa 3.8 për qind e vjetorit. Bie në sy fakti që në shtabe, brigada, regjimente dhe në ushtarë të shërbimit të detyrueshëm ka mangësi personeli, duke qenë se këtu shpenzimet realizohen 22-30 për qind. Nuk dihet në se, në raportet që i dorëzohen NATO-s nga ushtria shqiptare, figurojnë këto mangësi, ashtu siç nuk dihet reagimi i strukturave të aleancës ndaj mosrealizimeve të tilla, që duhet të cënojnë - ndonëse pak, në kushtet e rëndësisë së një ushtrie si ajo shqiptare - gatishmërinë e saj.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)