lir Kumbaro kërkon zhvlerësimin e arrestit
Ish-shefi i SHIK (SHISH) për Tiranën, i është drejtuar Gjykatës së Lartë për të shpallur të pavlefshëm vendimin për masën e arrestit me burg, për akuzën e zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha.
TIRANE - Një masë e tillë e arrestit me burg nuk ekziston për tre të akuzuarit e tjerë ish-oficerë të lartë të SHIK-ut, Avni Koldashi, Arben Sefgjini dhe Budion Meçe. Avokati i Kumbaros argumenton me këtë bazë ligjore se, "nëse çështja është pushuar njëherë nga gjykata për tre të akuzuarit si bashkëpunëtorë, Sefgjini, Koldashi dhe Meçe, atëherë përse të mos përfitojë nga ky 'pushim' edhe Kumbaro?".
Bëhet fjalë për çështjen e pushuar në vitin 2004, kur u liruan nga burgu tre të arrestuarit si të dyshuar për zhdukjen e biznesmenit Hoxha, i cili mendohet se nuk mund të gjendet më i gjallë. Me të njëjtin pretendim të ngritur në gjykatë, tre të akuzuarit e tjerë përfituan duke shmangur një tjetër masë arresti dhe në procesin që vijon në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ata mbahen të pandehur në gjendje të lirë.
Kërkesa e avokatit të Kumbaros në Gjykatën e Lartë ka hasur në rezistencën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët e motivojnë me faktin se masa e arrestit për Kumbaron e lëshuar në vitin 2003, nuk është ekzekutuar asnjëherë dhe kësisoj nuk mund të bjerë për shkak të pushimit të çështjes në vitin 2004, për të rinisur sërish dy vjet më parë. Kumbaro u arrestua në tetor të vitit të kaluar nga "Scotland Yard" në Londër me një dokument kosovar me emrin Shaqa Shatri, dhe këmbënguli se ky ishte identiteti i tij i vërtetë. Ai akuzohet se bashkë me 3 të pandehurit e tjerë, në vitin 1995 kanë rrëmbyer, torturuar dhe zhdukur biznesmenin shqiptaro-maqedonas.
(s.g/GSH/BalkanWeb)