Meta mbledh LSI-ne akuza Rames per video-skandalin

TAKIMI
LSI ka mbledhur dje Komitetin Drejtues Kombetar duke fajesuar opoziten per publikimin e videos qe largoi Meten nga qeveria
TIRAN - Vetem 24 ore pas doreheqjes nga posti i zevendeskryeministrit dhe i ministrit te Ekonomise kreu i LSI-se Ilir Meta mblodhi Komitetin Drejtues Kombetar te kesaj partie. Meta akuzoi ish-ministrin e tij se ka manipuluar me videon ne te cilen ai paraqitet duke i kerkuar favore Dritan Priftit per tendere koncesione dhe per punesimin e te njohurve te tij. Numri nje i LSI-se shpjegoi edhe arsyen e voneses se doreheqjes pas publikimit te videos.
Duke e cilesuar doreheqjen nje domosdoshmeri Meta theksoi se u largua nga qeveria per te ruajtur integritetin dhe moralin. Meta tha se kete veprim e kishte marre pasi ishte shprehur zyrtarisht se kishte hequr dore nga imuniteti dhe kishte kerkuar nga prokuroria fillimin e hetimeve. Kete beteje ligjore do ta fitoj perballe montazhit te organizuar nga cimkat dhe kryecimkat qe synojne te mbajne peng institucionet - nenvizoi Meta.
Kreu i LSI-se theksoi se ndjehet i tradhtuar nga deputeti Prifti jo vetem si ish-shok por dhe si bashkethemelues i kesaj partie. Videoja nuk eshte surprize per mua as per kryesine e LSI-se. Pasi mora mesazhe pa fund se ai do te mbetej besniku im i perjetshem. Mora mesazh se po te mos shtyhej mbledhja e kryesise e te hiqej ai nga posti i ministrit do te dilte nje video e tmerrshme - tha Meta.
Sipas aleatit te kryeministrit Berisha transmetimi i videos erdhi si pasoje e hatermbetjes se Priftit per shkak te mosrealizimit te deshires se tij per te rimarre postin e ministrit ne kabinetin qeveritar. Per kreun e kesaj force Prifti vetem disa dite pasi ishin bere ndryshimet ne qeveri ka shkuar pas takimeve qe kishte pasur me Edi Ramen dhe me dy drejtues te tjere te rendesishem te PS-se por edhe ne takimi tjeter te rendesishem per te bindur kreun e LSI-se per tu bere kryeminister i nje qeverie te majte.
Me erdhi mua pas takimeve qe kishte pasur me Edi Ramen dhe me dy drejtues te tjere te rendesishem te PS-se por edhe ne takimi tjeter te rendesishem per te bindur mua dhe per te mbushur mendjen pikerisht se Edi Rama e kishte seriozisht qe une te behesha Kryeminister dhe te hiqnim Sali Berishen. Dhe ky nuk donte gje tjeter vetem te rikthehej ne pozicionin e ministrit nga ku kishte ikur - tha Meta.
Kryetari i LSI-se sqaroi se pavaresisht ofertes refuzoi postin per te krijuar nje qeveri te majte te krijuar sipas tij mbi bazen e koniunkturave te individeve dhe sipas orekseve liderit te opozites Edi Rames. Ai shtoi se LSI ka dhene nje kontribut te vecante ne proceset integruese te vendit duke shtuar se grupe te caktuara bene perpjekje per te bllokuar kete proces. LSI e konfirmoi kete angazhim permes kontributit qe dha ne liberalizimin e vizave.
Dhe ata qe bene gjithcka per te penguar heqjen e vizave greva e protesta deshtuan me turp sic do te deshtojne ne te gjitha nismat antishqiptare qe behen per interesin e ngushte te lidershipit te PS-se te marre peng nga krimi dhe mafia - u shpreh kreu i kesaj force.
Kryetari i LSI-se Ilir Meta ka pohuar se pas doreheqjes nga qeveria do te fokusohet tek fushata elektorale
Tani do te merrem me zgjedhjet lokale
TIRAN - Kreu i LSI-se Ilir Meta shpalli publikisht dje fillimin e pergatitjeve per zgjedhjet lokale te 8 majit. Ne mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombetar kreu i kesaj force i kerkoi te gjitha forumeve qe brenda 15 shkurtit te paraqesin emrat per kandidate per te gjitha bashkite dhe njesite vendore.
Duke qene se kryesia ka vendosur qe brenda 15 shkurtit te kete te gjitha kandidaturat per drejtues te gjitha njesite vendore ne bashkite dhe komunat e vendit do ti ftoja dhe ky eshte edhe nje nga objektivat e kesaj mbledhjeje qe brenda 15 shkurtit te gjitha forumet e LSI-se te paraqesin emrat me perfaqesues te cilet ata mendojne se do te perfaqesojne LSI-ne. Jo vetem per kryetare njesish por natyrisht edhe per keshilltare cka eshte mjaft e rendesishme per perfaqesimin tone ne te gjitha bashkite dhe komunat ne mbare vendin - tha ai. Kreu i LSI-se shprehu bindjen se do te angazhohet personalisht ne pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme vendore duke iu rikthyer jetes ne parti per marrjen e nje rezultati pozitiv ne 8 maj.
Duke shprehur sigurine per vazhdimin e bashkepunimit me demokratet edhe per zgjedhjet lokale sipas Metes koalicioni i integrimit do te fitoje zgjedhjet lokale. 8 maji eshte problemi me i madh i kryesocialistit Edi Rama pasi qytetaret kane vendosur qe Bashkia e tyre te jete ne sherbim te qytetareve dhe jo mafiozeve sepse renditet e 147 per dheniet e lejeve te ndertimit ku funksionon monopoli i korrupsionit - tha Meta. Aleati i kryeministrit Berisha e vleresoi rolin e LSI-se per zhvillimin e vendit si teper te rendesishem dhe percaktues. Kjo dhe arsyeja qe sipas tij ka nje investim te madh per te goditur kete force politike.
fare eshte Komiteti Drejtues Kombetar
Komiteti Drejtues Kombetar i LSI-se merret me drejtimin politik dhe organizativ te kesaj force ne nivel kombetar midis dy Konferencave Kombetare realizohet nepermjet Komitetit Drejtues Kombetar. Anetaret e Komitetit Drejtues Kombetar zgjidhen nga Konventa Kombetare per nje periudhe katervjecare nepermjet nje procedure konkurrimi me kandidatura alternative. Ky komitet miraton kandidaturat e LSI-se per ne organet e qeverisjes vendore apo ne organizatat e tjera ku kerkohet perfaqesimi i LSI-se si dhe me kerkese te Kryesise diskuton dhe miraton programe reformash ne fusha te caktuara.
Mbledhjet e Komitetit Drejtues Kombetar thirret me vendim te Kryesise. Vendi i mbajtjes kohezgjatja dhe rendi i dites njoftohet te pakten 10 dite perpara mbajtjes se saj. Ato drejtohen nga Kryetari i Komitetit i cili zgjidhet nga radhet e anetareve te Komitetit Drejtues Kombetar dhe eshte anetar i Kryesise se partise.
Kryetari i KDK-se ndjek veprimtarine e Komisioneve te perhershme politike qe funksionojne ne LSI dhe informon periodikisht Kryesine dhe KDK-ne si dhe bashkepunon me Kryetarin e Grupit Parlamentar per qendrimet e Komisioneve Politike te Perhershme te per probleme legjislative si dhe per formulimin e qendrimeve te LSI-se sipas fushave te ndryshme ne Parlament.
KE Te ndeshkohen fajtoret
Zedhenesja e KE-se per Zgjerimin Natasha Butler kerkoi dje ndeshkimin e te gjithe personave qe do te shpallen fajtor nga drejtesia. Sipas saj Komisioni pret tani qe sistemi ligjor ne Shqiperi te funksionoje teresisht ne menyre te paanshme.
Ne mbajme shenim vendimin e kryeministrit Berisha per te pranuar doreheqjen e parevokueshme te z. Meta si zevendeskryeminister. Komisioni mirepret cdo hap qe ndihmon punen e hetimit dhe te ndjekjes si nje kontribut pozitiv per forcimin e shtetit ligjor ne Shqiperi. Butler u shpreh se ceshtja e nje gjyqesori te pavarur dhe zbatimit te shtetit ligjor jane aspektet kyce te kriterit politik per sa i takon procesit te anetaresimit ne BE.
Ajo deklaroi se KE pret nga Shqiperia permbushjen e te gjitha kritereve. Nje nga kriteret kyce eshte ai politik ku ceshtja e drejtesise eshte thelbesore eshte thelbesore per te gjithe qytetaret shqiptare sepse askush nuk eshte mbi ligjin. Te gjitha vendet duhet te fokusohen ne permbushjen e kritereve dhe jo momentin pasi flitet per reforma strukturore qe nuk mbyllen brenda nje kohe te shkurter - tha Natasha Butler Zedhenesja e KE-se per Zgjerimin.