E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi Kreu i LSI aktor regjisor mbetet Berisha

TIRAN - Partia Socialiste ka reaguar ndaj deklarates se Ilir Metes te bere ne mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombetar te LSI-se duke e konsideruar fjalen e tij si nje shfaqje te neveritshme. Nenkryetari i grupit parlamentar Socialist Eduard Shalsi tha dje se shqiptaret jane te neveritur me shume se kurre jo vetem nga Ilir Meta por dhe nga Sali Berisha. Une jam ketu per te thene se shfaqja e Ilir Metes ketij matrapazi te paskrupullt ne ate komitet te ndjese paste levizjes socialiste per integrim ishte nje shfaqje e turpshme e nje njeriu te deshperuar te marre fund - deklaroi Shalsi. Sipas tij largimi i Ilir Metes ishte thjesht nje manover per te mbajtur ne kembe koalicionin e vjedhjes dhe zhvatjes se Shqiperise per te mbajtur ne kembe kete bande qe dita-dites po rrenon dhe varferon jeten e cdo shqiptari te ndershem. Ne kete shfaqje te turpshme theksoi zyrtari socialist Ilir Meta eshte vetem nje aktor i peshtire por regjisor i kesaj shfaqje eshte dhe mbetet Sali Berisha. Matrapazi Ilir Meta dhe bosi i tij Sali Berisha mendojne se mund te vazhdojne te tallen me shqiptaret por gabojne dhe pergjigjen do ta marrin nga vete shqiptaret ne 21 janar. Pasi nje gje eshte sot e qarte ka ikur matrapazi Ilir Meta por nuk ka ikur blloku i pislleqeve qe eshte ne doren e Sali Berishes - u shpreh deputeti i Partise Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›