Ngjela SHISH te ndjeke ndryshimet ne ministri

Apeli
Perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar hedh dyshime mbi ndryshimet ne ministrine e Ekonomise Kjo do te thote qe kjo lope duhet te milet vetem prej saj
TIRAN - Perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar Spartak Ngjela njeheresh kryetar i Partise Ligj dhe Drejtesi deklaroi dje se ne vend vihet re qe lufta kunder korrupsionit dhe abuzimit te nje qeverie te paligjshme dhe te pavotuar ka marre forme te re e cila eshte teresisht ne favor te lirise dhe te demokracise ne Shqiperi. Ne nje prononcim per mediat nga selia e opozites Ngjela tha se qe nga momenti kur eshte publikuar videoja korruptive kreret e kesaj qeverie kane rene ne nje nivel medioker.
Degjojeni se cfare argumentojne. Ministria e Saliut ministri i Saliut zv.kryeministri i Saliut kurse incizimi eshte i opozites ne nje kohe qe ministri ka denoncuar turp. Nuk e them kete per te analizuar nivelin intelektiv te tyre po per te thene se shqiptaret kane akumuluar nje neveri e cila dita-dites provon qe abuzimi ne kete qeveri eshte filozofi e tyre bazale sepse jo me larg se dje provuan qe marreveshja ose koalicioni qeverises nuk ka lidhje me qeverisjen por vetem me korrupsionin - u shpreh lideri i PLD-se.
Perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar komentoi emerimet e reja ne qeverine Berisha ngjarje per te cilen ka kerkuar nga Sherbimi Informativ Shteteror qe te ndjeke nga afer ceshtjen. Perseri tha ai LSI-se i dhane Ministrine e Ekonomise. Kjo do te thote qe kjo lope duhet te milet vetem prej saj do te thote qe do te vazhdoje abuzimi.
I bej thirrje Sherbimit Informativ te jete i qarte i sakte dhe koherent ne ndjekjen e kesaj ceshtjeje. Kurse ne daten 21 te gjithe shqiptaret duhet te vine ketu per tu pergjigjur ne nje menyre historike abuzimit teresor te nje qeverie te paligjshme - drejtoi apelin Spartak Ngjela.
Nje tjeter ceshtje e cila u prek nga zyrtari i Opozites se Bashkuar ishte dhe vetedeklarimi i ish-ministrit Meta se ka hequr dore nga imuniteti. Sipas tij nuk ka heqje dore nga imuniteti. Per juristin Ngjela imuniteti eshte neni kushtetues 73 fraksion 2. I bej thirrje dhe do ti kerkojme grupit parlamentar te PS-se te inicioje ne Parlament abrogimin e ketij neni. Te gjitha te tjerat jane genjeshtra. Nuk ka prokurori qe pranon shkeljen e Kushtetutes me vullnetin tend. Nga asnje e drejte kushtetuese nuk hiqet dore.
Le ta abrogojne nenin 73 pika 2 te Kushtetutes. Ai eshte seriozitet te gjitha te tjerat tregojne frike. Kjo eshte frike nga populli - deklaroi kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi. Ai theksoi se 21 janari duhet te jete replika totale teresore per emancipimin demokratik te shoqerise sone per ti dhene fund nje abuzimi total i cili nuk dihet se kur ka filluar me pushtetin ne Shqiperi.
I pyetur se sa mundesi ka opozita te imponoje zgjedhje te parakohshme Ngjela nenvizoi se Opozita e Bashkuar nuk imponon. Opozita e Bashkuar i ka kerkuar popullit te imponohet dhe kur te imponohet populli kjo eshte force e popullit. I ka kerkuar popullit te imponohet ne daten 21. Demonstrata do te filloje ne daten 21 deri sa te pranohen zgjedhjet e parakohshme. Shqiperia shpeton vetem me zgjedhje te lira dhe te ndershme - deklaroi perfaqesuesi i opozites.
Apeli
Perseri LSI-se i dhane Ministrine e Ekonomise do te thote qe kjo lope duhet te milet vetem prej saj do te thote qe do te vazhdoje abuzimi. I bej thirrje sherbimit informativ te jete i qarte i sakte dhe koherent ne ndjekjen e kesaj ceshtjeje. Kurse ne daten 21 te gjithe shqiptaret duhet te vine ketu per tu pergjigjur ne nje menyre historike abuzimit teresor te nje qeverie te paligjshme - apeloi perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar.
Shenimet
Perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar ka kerkuar nga Sherbimi Informativ Shteteror qe te jete i qarte i sakte dhe koherent ne ndjekjen e emerimeve te reja ne Ministrine e Ekonomise.
Ndersa komentoi emerimet e reja kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi theksoi se marrja e posteve te lene nga Meta po nga LSI do te thote qe kjo lope duhet te milet vetem prej saj dhe do te vazhdoje abuzimi.
Juristi Ngjela kerkoi nga grupi parlamentar Socialist qe te inicioje ne Parlament abrogimin e nenit 73 pika 2 te Kushtetutes nen i cili flet per imunitetin.
Opozita e Bashkuar nuk imponon. Opozita i ka kerkuar popullit te imponohet dhe kur te imponohet populli kjo eshte force e popullit. I ka kerkuar popullit te imponohet ne daten 21 - deklaroi Ngjela.