E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë: Gjendet i vdekur 30 vjeçari

Gjendet pa jetë në banesën e tij në Sarandë shtetasi Andrea Çuni, 30 vjeç, ndonesë hipotezat e hedhura janë të shumta. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së ditës së martë, ku trupi i pajetë u gjend nga bashkëshortja e tij.

Trupi i pajetë, është dërguar drejt morgut të qytetit, ndërsa autopsia mjeko-ligjore do të vërtetojë shkaqet e vdekjes. Dyshohet se vdekja e 30 vjeçarit ka ardhur për shkak të mbidozës, ndonese Çuni nuk njihet si perdorues droge.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›