Tirane kujdestarja vjedh 73 mln leke
Ngjarja ka ndodhur dy jave me pare kur biznesmeni i demtuar denoncoi ne polici gruan qe kishte punesuar si pastruese me pretendimin se ajo i kishte vjedhur plot 73 milione leke te vjetra. Por ajo vete ka pranuar vetem nje shume prej 5 milionesh afersisht 15 here me pak se shuma e pretenduar nga biznesmeni. Gjykata e Tiranes ne vendimin per caktimin e mases se sigurise burg pa afat per gruan 35-vjecare ka sqaruar gjithcka ka ndodhur sipas menyres mbi te cilen prokuroria e kryeqytetit ka ndertuar ngjarjen. Sipas gjykates i demtuari F.Xh. ka denoncuar ne polici se 35-vjecarja Jolanda Paja qe kishte punesuar si kujdestare per femijen e tij ka arritur te hedhe ne dore ne menyre te fshehte shumen prej 73 milione lekesh te vjetra. Kallezuesi ka deklaruar se ne nje dollap ne banesen e tij ne rrugen Sami Frasheri kishte vendosur pak dite me pare shumen prej 90 milione lekesh te vjetra te marra borxh nga vellai i tij me qellimin per te kuruar vjehrren me ane te kimioterapise per shkak te semundjes se kancerit. Por kur biznesmeni ka shkuar per te marre shumen e parave prej 90 milione lekesh te vjetra per ta kthyer ne euro ka vene re se parate mungonin. Nga verifikimi qe ka bere biznesmeni i demtuar ka rezultuar se aty ndodheshin vetem 17 milione leke te vjetra ndersa mungonte pjesa tjeter. Sipas denoncuesit pervec bashkeshortes se tij celesin e baneses e dispononte vetem Jolanda Paja e cila gezonte besimin absolut te tyre. Nisur nga ky kallezim Policia Gjyqesore ka marre ne pyetje shtetasen Jolanda Paja e cila ka pohuar se ne muajin qershor 2010 ka vjedhur nga banesa e kallezuesit shumen prej 5 milione lekesh te vjetra ndersa ka mohuar te kishte marre aq sa ka pretenduar biznesmeni. Madje per shumen 5 milione leke te vjetra ajo ka pohuar se me to ka shlyer nje kredi bankare nje borxh te vjeter te kunati i saj dhe pjesen tjeter e ka perdorur per nevojat e saj personale. Gjykata argumenton ne vendim se Ne keto kushte mesnaten pas 21 tetorit Policia Gjyqesore ka bere arrestimin ne flagrance te 35-vjecares duke pretenduar se kjo ka vjedhur gjithe shumen e pretenduar nga biznesmeni i demtuar. Prokuroria pretendon se Paja eshte arrestuar ne flagrance pasi ka pranuar faktin se ka vjedhur nje shume te konsiderueshme ne banesen e personit qe e kishte punesuar. Ky veprim perben vepren penale te vjedhjes me pasoja te renda per te cilen Kodi Penal shqiptar parashikon nje denim qe fillon nga 5 vite burg. Vete e arrestuara pohoi ne gjykate se kishte kryer dy operacione mjekesore pasi vuante nga kanceri ne qafen e mitres. Ne vendim eshte shenuar se Paja pretendoi se vuante nga kjo semundje por qe nuk arriti ta vertetonte me dokumente. Nderkohe avokati mbrojtes i saj pohoi se te gjitha dokumentet do arrinte ti depozitonte ne gjykate menjehere sapo ti siguronte.
Fatos Mahmutaj