E Diel, 1 Nëntor 2026

Paguajme 47 miliarde leke per interesat

Borxhi

Parashikimi i nivelit te shpenzimeve per interesa eshte bazuar ne fluksin e huamarrjes se brendshme dhe te huaj si dhe ne nivelin e parashikuar te normes se interesit ne kushtet e nje situate makroekonomike te qendrueshme. Krahasuar me buxhetin e rishikuar 2010 ne vitin 2011 shpenzimet per kete ze parashikohen te rriten nga 3.5 per qind e PBB ne 3.6 per qind e PBB-se. Shpenzimet per interesa qe perfaqesojne rreth 13.9 per qind te totalit te shpenzimeve korrente te realizuara gjate periudhes janar-shtator 2010 rezultojne me nje kursim prej rreth 401 milione lekesh rrjedhoje kjo e kursimit per rreth 137 milione leke ne interesat e brendshme dhe rreth 264 milione leke ne interesat e jashtme. Kundrejt planit vjetor interesat jane realizuar ne rreth 69.1 per qind ndersa krahasuar me nje vit me pare ato rezultojne rreth 4.4 miliarde leke me te larta ose rreth 17.3 per qind me shume.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›