Meta mohon akuzat e gazetes La republika

E shtune 22 Tetor 2011 1609
FOTO E METES ME FRATININ E LAVITOLANKreu i LSI-se ka mohuar edhe nje here akuzat ne lidhje me publikimet me te fundit te te perditshmes italiane La republika per lidhjet e tij ilegale me Valter Lavitolan.
Pas nje aktiviteti ne Shkoder me strukturat e partise se tij Ilir Meta ka akuzuar median italiane per trillimin e kesaj ceshtjeje. Nderkohe e perditshmja italiane vijon te publikoje te tjera detaje te pergjimeve telefonike te te vetequajturit keshilltari i kryeministrit italian Berluskoni. Kete here behet fjale per transkriptimet e telefonatave mes kavalierit dhe zyrtareve te tjere te larte. Nga telefonatat kuptohet qarte se Lavitola e kishte kuptuar se ishte nen pergjim dhe kjo e detyron edhe te nderroje numrin celular. Ne asnjeren nga keto telefonata Valter Lavitola nuk ka kerkuar nje takim zyrtar por vetem takime me emra e vende te koduara. Ne transkriptimet e se shtunes kane dale ne pah edhe lidhjet e Lavitolas me ministrin Italian te Ekonomise ne te cilin i ka kerkuar takim ne lidhje me nje kompani per te cilen ai eshte shume i interesuar.