E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ne Diber shte koha per rotacion per ndryshim

Gjallërimin e shpejtë të bujqësisë, pemëtarisë, blegtorisë, industrisë agropërpunuese, të turizmit. Ky është prioriteti i Lëvizjes Socialiste për Integrim për qeverisjen pas 23 qershorit. 
I ndalur në qarkun e Dibrës, kreu i LSI-së, Ilir Meta ftoi dibranët që të mbështesin ekpin garues të kësaj force politike, duke i dhënë mbështetje dh programit qeverisës. 
“Për të çuar përpara punësimin duhen politika nxitëse e lehtësuese, që të kenë një vizion e jo thjesht një retorikë. Nuk mundet t’u themi dibranëve se ju kemi dhënë tokat, sepse i kanë pas, se ju kemi dhënë lirinë e tregut tani çani përpara. Kjo është mungesë kujdesi. Plani ynë synon zhvillimin e agrobiznesit, turzmit. Me 7 mln dollarë subvencion në vit për bujqësinë, nuk i kemi dhënë asnjë mbështetje zhvillimit të bujqësisë dhe ecjes më shpejt të fermerëve shqiptarë e dibranë. Është një politikë e papërfillshme. Ndaj do të ndryshojmë tërësisht modelin e zhvillimit ekonomik të vendit”, u shpreh Meta. 
Në vlerësimin e tij, me një votë për LSI në zgjedhjet e 23 qershorit do të mund të çohet përpara drejt realizimit të planit të kësaj partie për punësim.
“Është koha për rotacion, për ndryshim, për t’u dhënë të ardhme fëmijëve, për ndryshime të fuqishme, që e bëjnë realitet brenda mandatit të ardhshëm Rrugën e Arbrit e të mos mbetet legjendë e të mos tregohet në histori e në barcaleta”, theksoi Meta. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›