E Diel, 1 Nëntor 2026

Anetaresohen 500 te rinj ne PD Kryeministri i pranishem ne takim

Bëni çdo përpjekje me çdo të ri, mik, shok vëlla, motër të bashkohet me ju, me fitoren me të ardhmen, me shkollimin, me punësimin tuaj.
Ky ishte apeli i drejtuar për të rinjtë nga ana e Kryeministrit Berisha. 
I pranishëm në ceremoninë e anëtarësimit të 500 te rinjve te Berzhites, Petreles, Baldushkut dhe Farkes ne strukturat e PD, kreu i qeverisë sqaroi përpara tyre dallimin mes dy alternativave që përballen në 23 qershor. 
“Përballen dy alternativa, ajo e lirisë dhe vlerave, e besimit tek liria e individit, tek vokacioni perëndimor, tek integrimi i Shqipërisë në Europë. Alternativa tjetër është e shpifjeve e mashtrimit, e bllokimit. Bëni çdo përpjekje me çdo të ri, mik, shok vëlla, motër të bashkohet me ju, me fitoren me të ardhmen, me shkollimin, me punësimin tuaj. Alternativa tjetër është ajo e cila ka kundërshtuar çdo akt, çdo hap e përpjekje të prindërve tuaj, të shqiptarëve për anëtarësim në BE në NATO. Me dy gishtërinj lart të shënoni fitoren krenarë, sepse 20 vjet më parë me këta dy gishtërinj përpjekjet dhe qëndrimin pas tyre përmbysëm diktaturën më të egër në Europë, regjimin e etërve të Edi Ramës”, vlerësoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›