E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berisha na permend NATO-n por per 25 vjet luftoi kunder saj

Kryesocialisti Edi Rama ka replikuar në distancë me Kryeministrin Berisha. Gjatë një këndi fjale që zhvilloi në distancë, ai i është përgjigjur shefit të Qeverisë përsa I përket uljes së taksave dhe futjes së vendit në NATO.
Trëndafilin në xhep, u tha fshatarëve të Kasharit se Kryeministri i gënjen për legalizimet.  Rama tregoi se komuna ka shpërndarë disa fletushka ku banorët ftohen të kontaktojnë personin që do u bëjë legalizimet. Por Buli, emri i nëpunësit, tha se nuk dinte gjë.  Lideri i PS-së sqaroi se ndryshe nga sa pohon Kryeministri, ai nuk do të heqë taksat për 95% të shqiptarëve por do t’i ulë ato.  Kryeministrit që mburret me futjen e Shqipërisë në NATO, i kujtoi të kaluarën.
"Saliu na tregon NATO-n, sikur e ka themeluar ky NATO-n. Ky 25 vjet sekretar partie ka bërë luftë me NATO-n. Vazhdon i gënjen disa, ca me idenë se jam nga veriu, jeni nga veriu, ky është njeriu jonë. Ç’domethënë njeriu jonë, ai është kryeministri që duhet t’ju gjeje punë. Ndajeni mendjen, doni punë vetë, hiqeni atë nga puna. Thotë komunistët, etërit. Ky xhiro me varkën e bllokut dhe thotë rreziku na vjen nga Artan Gaci", tha Rama.  Ndërsa për rrugët, theksoi se vetëm aksi veri-jug ka 22 standarde. Rama tha se nëse vjen në pushtet, problemet nuk do të zgjidhen me përralla dhe angazhime boshe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›