Meta në Ersekë: Është koha përnjë drejtim të ri për vendin
KOLONJE- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka deklaruar se është koha për një drejtim të ri për vendin dhe për të ecur më shpejt drejt integrimit. Duke folur gjatë një takimi, ku u prezantua kandidati për deputet i LSI-së në Rrethin e Kolonjës, Arben Malo, Meta u shpreh se duke votuar për LSI-në, kolonjarët votojnë që të rikthehet vëmendja e shtetit dhe qeverisë nga kjo zonë.
Lideri i LSI-së theksoi se ka një forcë madhore që është më e fortë se çdo politikanë, që është koha dhe se koha tani kërkon një tjetër dinamikë dhe një tjetër vizion.
“Ne jemi në këtë Aleancë për Shqipërinë Europiane, sepse besojmë se është koha për një drejtim të ri për vendin, është koha të ecim me shpejt. Duke votuar për LSI-në në radhë të parë ju votoni që të rikthehet vëmendja e shtetit dhe qeverisë në Kolonjë”, tha Meta. Ndërsa vijoi “Ka një forcë madhore që është më e fortë se cilitdo prej të gjithëve politikanëve së bashku, që është koha. Edhe koha tani kërkon një tjetër dinamikë dhe një tjetër vizion”.
Kryetari i LSI-së shprehu keqardhjen që Rrethi i Kolonjës është braktisur përfundimisht nga kjo qeveri dhe për një kohë të gjatë e në mënyrë sistematike për shkak të paragjykimeve dhe llogarive të ngushta elektorale, duke qenë se kjo zonë ka përkrahur tradicionalisht të majtën.
“Në rast se ka një Rreth në Shqipëri që mund të thuhet pa e tepruar aspak se është braktisur përfundimisht nga kjo qeveri dhe për një kohë të gjatë e në mënyrë sistematike, ky është rrethi i Kolonjës”, shtoi ai.
Lideri i LSI-së tha se qeveria duhet t’ua bëjë më të lehta dhe më pak të kushtueshme shërbimet qytetarëve dhe jo t’i detyrojë kolonjarët të bëjnë disa orë rrugë për të marrë një vulë në Korçë.
Meta tha se “wshtë e papranueshme për ne që edhe për një vulë të thjeshtë banorët e Kolonjës të marrin rrugën e të shkojnë në Korçë dhe ne e dimë shumë mirë se sa kushton kjo për secilin prej jush, Për ne shërbimet duhet të jenë pranë qytetarëve, është detyrë e shtetit që shërbimet t’ua bëjë me të lehta dhe më pak të kushtueshme, dhe jo t’ua bëjë sa më të vështira dhe më rraskapitëse. Ne angazhohemi për këtë gjë”.
Meta ka theksuar më tej se, LSI-ja është e angazhuar për të hapur vende të reja pune, si dhe për të bërë të mundur rritjen ekonomike në vend.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)