E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia shpëton 55-vjecaren. Rrezikoi mbytjen në lumin Mat

Policia e Lezhës ka mundur të shpëtojë nga mbytja një 55 vjecare e cila u rrethua nga ujrat e lumit Mat, teksa po kulloste bagëtitë në argjinaturën e lumit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe përmes një helikopteri, është bërë e mundur shpëtimi i gruas. 

LEZHE- Një grua 55-vjecare është shpëtuar nga policia e Lezhës, pasi rrezikonte të mbytej nga rrjedha e lumit të Matit. Marie Kola po ruante bagëtitë në argjinaturën e lumit, teksa hapja e menjëhershme e portave në digën e Hidrocentralit të Ulzës e ka rrethuar më ujë 55- vjecaren, duke i rrezikuar jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe nga operacioni i shpëtimit përmes një helikopteri, është bërë e mundur nxjerrja nga rrjedha e lumit të 55- vjecares Kola. (e.n/news24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›