E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i pasurive të paluajtshme - ulen tarifat e shërbimeve online

27-10-2012 / Gazeta 55

Arben Qirjako, Kryeregjistruesi i Republikës, ka bërë ët ditur dje se janë ulur tarifat e shërbimeve on-line si dhe tarifat për informacionet e përditësimin e pasurisë. Duke ju referuar një udhëzimi të firmosur nga Ministri i Drejtësisë dhe Ministri i Financave, Kryeregjistruesi bëri të ditur se janë shtuar ndërkohë 5 shërbime të reja që do të ofrohen nga hipotekat. Ndër këto shërbime të reja, mund të përmenden veprimet që kanë të bëjnë me konsultimin e hartës dixhitale, apo regjistrit elektronik të pasurive të paluajtshme, te e cila gëzon akses çdo zyrë noteriale. Kështu, ofrohet me tarifën 700 lekë shërbimi i konsultimit të kartelës së pasurisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme. Verifikimi on-line i gjendjes juridike të pasurisë në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme kushton 600 lekë nga 700 lekë që ishte më parë, ndërkohë dhënia e informacionit zyrtar për një pasuri të paluajtshme ndaj individëve apo institucioneve kushton 700 lekë nga 800 lekë, që ky shërbim ishte më parë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›