Aksidenti në Gramsh, nxirren trupat e dy viktimave nga lumi Shkumbin

Forcat e policisë, kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy trupave nga ujrat e lumit Shkumbin të cilët humbën jetën pas një aksidenti që ndodhi ditën e djeshme në fshatin Sojnik të Gramshit. Pas disa orë kërkimesh polimbarët të ndihmuar nga policia kanë arritur të gjejnë dy trupat e Ilir Memës 33- vjeçar dhe mbesës së tij 18-vjeçare Elsa Rika. Ata humbën jetën kur një një makinë tip fuoristradë me targa të Lushnjes 1379 C është marrë përpara nga rryma e fuqishme e ujit të një lumi në fshatin Sojnik të Gramshit. Makina është marrë përpara nga uji i shumtë i lumit, pasi po tentonte ta kalonte. Ndërkohë 2 personat e tjerë të ndodhur në automjet Artan Hysa dhe shoferi Eduard Kadiu 32 vjeç kanë arritur të shpëtojnë.