Integrimi në BE, pyetësori, fill pas shqyrtimit të statusit
Bregu: Konkrete, të mirëpërpunuara dhe informacioni i saktë
Shqipëria, gati përgjigjet për pyetësorin e KE-së
Përgjigje konkrete, të mirëpërpunuara dhe informacioni, i saktë e konsistent. Pikërisht një gjë e tillë i kërkohet Shqipërisë nga KE-ja përmes pyetësorit prej 4500 pyetjeve. Shqipëria është në pritje të marrjes së këtij dokumenti, që duhet t’i japë përgjigje brenda një periudhe prej 4-6 muajsh. Qeveria “Berisha” tashmë e ka të qartë se përgjigjet e pyetësorit duhet të jenë konkrete, të mirëpërpunuara dhe informacioni, i saktë e konsistent. Tashmë qeveria është gati për të marrë në dorë dokumentin që i hap derën drejt familjes evropiane. Pyetësori i Komisionit Evropian pritet t’i dërgohet Shqipërisë pas shqyrtimit të kërkesës për anëtarësim, e cila është lajmëruar nga BE-ja brenda një muaji. Sipas ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, pyetësori ka për qëllim vlerësimin e gatishmërisë të vendit për të ecur drejt fazave të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me KE-në (informacion më i plotë se raporti vjetor i progresit). Znj. Bregu bën të ditur se është një dokument me pyetje të gjithanshme, përfshirë kriterin politik, i cili në detaje kërkon informacion për aspekte të ndryshme të funksionimit të shtetit; një pjesë e pyetjeve janë të karakterit të raportimit të statusit dhe një pjesë i takojnë vizionit politik për të ardhmen për shumë aspekte, politike, ekonomike etj.; koha në dispozicion për plotësimin e pyetësorit është 4 muaj. Sipas saj, përgjigjet e 4500 pyetjeve që përmban pyetësori duhet të jenë konkrete, të mirëpërpunuara dhe informacioni, i saktë e konsistent. Përgjigjja e autoriteteve shqiptare për pyetësorin e komisionit do të jetë një sfidë serioze dhe cilësia e përgjigjeve do të ketë rëndësi vendimtare. Në këtë proces, do të jetë i përfshirë një numër i madh aktorësh institucionalë dhe të tjerë. Në rastin e Malit të Zi, numri i pyetjeve ishte 2.178. Është e rëndësishme që përgjigjet të jenë koherente, të lidhura drejtpërdrejt me pyetjet dhe të përmbledhura. Fazat kryesore të këtij procesi do të jenë: krijimi i strukturave menaxhuese dhe koordinuese në nivelin e lartë të qeverisjes qendrore dhe ndërmjet institucioneve kontribuuese; përcaktimi i detyrave të koordinimit sipas kapitujve të pyetësorit, krijimi i grupeve të punës dhe ekipeve brenda institucioneve të përfshira; përgjigjja e pyetësorit të KE-së dhe zbatimi i mekanizmave të kontrollit të cilësisë. Secila fazë do të paraprihet nga aktivitete përgatitore (trajnime, asistencë teknike për strukturat, sistemi i komunikimit etj.). Ministria e Integrimit do të jetë koordinatori kryesor, do të kryesojë takimet e grupeve ministrore dhe do të jetë përgjegjëse për koordinimin tërësor, menaxhimin e procesit. Do të lehtësojë komunikimin dhe bashkëpunimin në nivel ndërinstitucional, do të raportojë në grupet e punës ndërministrore, do të raportojë në Këshillin e Ministrave, si dhe do të menaxhojë komunikimin tërësor me median dhe publikun në lidhje me procesin. Ministria e Integrimit do të koordinojë gjithashtu edhe asistencën e aktorëve të tjerë të përfshirë (institucionet kontribuuese, network-u i ekspertëve të pavarur etj.).