Meta në Selanik: Reforma zgjedhore të ofrojë garanci edhe për emigrantët
SELANIK- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ili Meta përsëriti dhe njëherë nga Selaniku nevojën që procesi i reformës zgjedhore të mbyllet sa më shpejtë dhe ku të ketë si qëllim kryesor barazinë e votës për qytetarët shqiptar dhe garantimin e ushtrimit të kësaj të drejtë kushtetuese për emigrantët që ata të votojnë, kudo ku ata ndodhen.
Këto deklarata Meta i bëri gjatë Konferencës Zgjedhore të LSI në Selanik të Greqisë, ku ishin të pranishëm 650 delegat të LSI-së nga Greqia e Veriut.
Duke vlerësuar rolin e pazëvëndësushëm që kanë emigranët në procesin e integrimit të vendit, Meta u shpreh se LSI, synon përkujdesje të veçantë ndaj emigrantëve shqiptar.
“Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë statusin e Vendit Kandidat, natyrisht shpresoj që edhe klasa politike ta meritojë. Ne si LSI do të bëjmë gjithçka që reformat të përshpejtohen",- u shpreh Meta.
Meta ripërsëriti apelin ndaj politikës shqiptare për të përshpejtuar përmbushjen e të gjithë prioriteteve integruese të BE-së që vendi të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat.
Konferenca Zgjedhore e LSI-së u përshëndet dhe nga Kryetari i Bashkisë së Selanikut, Jani Butari. i cili e vlerësoi liderin e LSI-së për kontributin e tij për forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale dhe të fqinjësisë së mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
(el.me/BalkanWeb)