Tension Egjipt-Arabi, Rihadi tërheq ambasadorin
KAJRO- Tension i Lartë mes Arabisë Saudite dhe Egjiptit. Qeveria saudite ka mbyllur selitë e saj diplomatike duke thirrur për konsultime edhe ambasadorin e saj atje. Vendimi vjen pas tentativave të fundit për të sulmuar ambasadën saudite në Kajro. Manifestuesit kanë protestuar kundër arrestimit të një avokati egjiptian të quajtur Ahmed al-Gizaëi ne Arabine Saudite.
Al-Gizaëi eshte nje aktivist qe lufton per te drejtat e qytetareve egjiptjane qe jane te mbyllur ne burgjet e monarkise se Gjirit. Protestuesit egjiptianë kanë kërkuar lirimin e tij, ndërsa kreu i këshillit ushtarak që sundon në Egjipt ka shprehur shqetësim lidhur me këtë lëvizje të Arabisë Saudite. Sipas agjencisë së lajmeve Mena, marshalli Hussein Tantaëi ka kontaktuar me qeverinë saudite në përpjekje për të zgjidhur cështjen.
(el.me/NEW24/BalkanWeb)