Durrës, babë e bir plagosen me armë gjahu
Dy persona janë plagosur në Durrës në orët e pasdites. Sipas të dhënave të para Ymer dhe Ajet Bajrami, babë e bir, janë plagosur me armë gjahu, pas një konflikti për motive banale.
Policia bëri të ditur se autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë është fqinji i tyre. Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku gjenden jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Po sot, një 35-vjeçar u vra me armë zjarri në qytetin bregdetar.