Topalli në Pogradec: Historianët të rishkruajnë historinë
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u ka bërë apel historianëve të shkruajnë në mënyrë korrekte historinë dhe ngjarjet ndër vite në Shqipëri.
Thirrja e kryeparlamentares Topalli ka ardhur nga fshati Starovë e Pogradecit gjatë inagurimit të memorialit të dy të rinjëve intelektualë të pushkatuar pa gjyq nga regjimi komunist, Mark Toçi dhe Skënder Çelës.
Nga ana tjetër, Topalli ka përsëritur sërish apelin kundër dhunës në familje. Më pas, Topalli është bërë pjesë e një ekspozitë picture, të përgatitur nga fëmijët e Pogradecit, tablotë e të cilave ishin të vendosura në natyre, buzë liqenit të Ohrit.