Ligji për mbetejet urbane, FRESH te Presidenca

Një ditë para përfundimit të afatit kur kreu shtetit duhet të shprehet për ligjin e miratuar në Parlament për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane, dhjetra të rinj të Forumit Rinor Socialist kanë protestuar pa zë para këtij insititucioni. Të rinjtë të cilët mbanin parulla kundër këtij ligji, i kërkrojnë kreut të shtetit të mos e dekretojë këtë ligj, kanë qëndruar për disa minuta para këtij institucioni. Duke e konsideruar situatë SOS për shqiptarët atë të importit të plehrave , të rinjtë socialistë insistojnë në ditën e fundit të kësaj vendimarrje të kreut të shtetit që të mos dekretojë një ligj që shkon kundër interesave të qyetatërve shqiptarë. Dy javë më parë pas rreth katër orë debate mes mazhorancës dhe opozitës për këtë ligj, Parlamenti e miratoi atë me votat e mazhorancës. Në këto kushte në afatin kohor prej 15 ditësh kreu i shtetit duhet të japë miratimin ose jo për këtë ligj të shumë debatuar nga politika.