E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e shkencëtarit, Irani fajëson CIA-n

Mostafa Ahmadi-Roshan u vra më herët gjatë kësaj jave në Teheran, si pasojë e një shpërthimi bombe. Ishte ky sulmi i pestë me radhë i këtij lloji brenda dy vitesh.

Televizioni shtetëror raportoi se Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit i ka dhënë një letër ambasadorit zviceran në Teheran, e cila thoshte: “Ne kemi dokumente të besueshme dhe dëshmi se ky akt terrorist është planifikuar, udhëhequr dhe mbështetur nga CIA”.

Ambasada zvicerane përfaqëson interesat e Shteteve të Bashkuara në Iran, pasi Teherani dhe Uashingtoni nuk kanë marrëdhënie diplomatike.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-15 17:15
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›