E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, 14 të vdekur nga rrëzimi i dy helikopterëve

Aktet e dhunës janë intensifikuar gjatë këtij viti në Afganistan, pasi talebanët kanë shtuar sulmet e tyre kundër trupave të SHBA-së dhe NATO-s që veprojnë në vend.

Shtatë ushtarë dhe tre civilë amerikanë mbetën të vrarë kur një helikopter i forcave të NATO-s u rrëzua në perëndim të Afganistanit, gjatë një operacioni ku mbetën të vrarë dhjetëra rebelë talebanë.
     
Të paktën 11 ushtarë të tjerë amerikanë, 14 ushtarë afganë dhe një civil amerikan mbetën të plagosur nga rrëzimi i helikopterit.
     
Katër ushtarë amerikanë mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur kur dy helikopterë të trupave të NATO-s u përplasën në ajër në jug të Afganistanit, njoftuan forcat e koalicionit në një deklaratë të mëparshme.
     
Të shtunën në lindje të Afganistanit, një ushtar amerikan mbeti i vrarë nga shpërthimi i një bombe dhe një tjetër ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra gjatë një sulmi armik, njoftuan sot forcat e NATO-s.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›