Meta për kritikat e Majkos: Unë flas për ata që kuptojnë politikën e jashtme
I pyetur nga "ORA NEWS" për kritikat e Majkos për vizitën e tij në Beograd, ministri i Jashtëm Meta tha se " komenton vetëm ata që marrin vesh nga marrëdhëniet me jashtë. Në një bisedë me gazetarët Meta tha se marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë e Serbisë i shërbejnë stabilitetit në rajon. Meta pohoi se pavarësisht nga dallimet thelbësore për statusin e Kosovës, Shqipëria e Serbia janë të vendosura të bashkëpunojnë në interes reciprok, veçanërisht për integrimin evropian.
Ministri Meta deklaroi se të dyja vendet do të bashkëpunojnë për të përshpejtuar integrimin europian, por nga ana tjetër, në takime me zyrtarë serbë është dukur qartë dallimi sa i përket statusit të Kosovës. Më tej, Meta nënvizoi se e ardhmja e Kosovës është Bashkimi Europian.
Zëvendëskryeministri Meta tha se Shqipëria është e gatshme të zhvillojë regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Gjatë qëndrimit në Beograd, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç iu shpreh z. Meta se në Shqipëri ekziston një minoritet serb, minoritet i cili nuk është regjistruar deri më tani në vendin tonë.
"Ne jemi të hapur për regjistrimin mbi baza etnike. çdo qytetar i lirë duhet të shpreh përkatësinë e tij etnike", saktësoi ai.
Meta tha vizita në luginën e Preshevës do ishte e vështirë për t'u realizuar pa pasur në konsideratë përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë.