E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mban peng reformën në drejtësi

15/03/2010 Lëvizja e Legalitetit

Partia Lëvizja e Legalitetit, përmes një deklarate për shtyp, ka vlerësuar përparimet sistematike të shtetit shqiptar në përmbushjen e detyrimeve për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Për PLL-në mazhoranca qeverisëse, pjesë e së cilës është edhe ajo, ka treguar vullnet të mirë dhe përmes masave konkrete ka arritur rezultate të dukshme për menaxhimin e kufijve dhe pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike. “Përkundrejt këtij angazhimi serioz të mazhorancës qeverisëse bie në sy qëndrimi kundërshtues i Partisë Socialiste, e cila vazhdon të mbajë peng reformën në drejtësi. Ky rol kundërshtues i saj nuk mund të mbulohet as me thirrjet hipokrite për liberalizimin e vizave të z. Rama dhe as me votimin formal që grupi parlamentar i PS-së i bëri rezolutës që Kuvendi hartoi në mbështetje të heqjes së vizave”, thekson PLL-ja. Në deklaratën për shtyp, thuhet se PLL-ja mendon se Shqipëria e ka dëshmuar me vepra përkatësinë e saj evropiane dhe se e ka merituar prej kohësh liberalizimin e vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›