E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet zhvillimi i marrëdhënieve

15/03/2010 Shqipëri-Iran

Agjencia e lajmeve iraniane FNA ka raportuar mbi takimin që ambasadori i ri shqiptar në Teheran, Altin Kodra ka pasur me ministrin iranian të Punëve të Jashtme Manouchehr Mottaki, ku u theksua nevoja për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale. Sipas kësaj agjencie, i dërguari i ri i Shqipërisë në Teheran ka thënë gjatë takimit se zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike me Iranin është në listën e prioriteteve të Tiranës. Mësohet se ambasadori shqiptar bëri thirrje për një shkëmbim informatash mbi transferimin e shërbimeve teknike dhe energjetike nëpërmjet Iranit dhe Shqipërisë, në mënyrë të veçantë në sektorin energjetik. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm iranian kujtoi rrënjët e përbashkëta historike dhe kulturore të Iranit dhe Shqipërisë, si dhe tha se këto pika të përbashkëta bëjnë të nevojshme lëvizje serioze drejt zhvillimit dhe përhapjes së lidhjeve bilaterale. Mottaki kërkoi vazhdimin e konsultimeve politike mes dy vendeve. Gjithashtu ai shprehu gatishmërinë e Teheranit për shtyrjen e bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›