OSBE: PS, OK për futjen në Kuvend

I dërguari special i kryetarit të OSBE-së, Konstandin Zhigalov, tha se është i kënaqur që PS është futur në Kuvend. Por, pas takimit me zëvendëskryeminstrin dhe ministrin e Jashtëm Ilir Meta, ai shtoi se është e rëndësishme që të realizohet refoma zgjedhore dhe reforma të tjera që i duhen vendit.
"Ne jemi të kënaqur që PS-ja është pjesë e Kuvendit. Mirepresim gatishmërinë për të marrë pjesë në Komisonin Hetimor Parlamentar. Kjo është një çështje që u takon partive politike, por ne si OSBE do ju ndihmojnë nëse kërkohet një gjë e tillë. Ka rëndësi vazhdimi i reformave politike e reformës zgjedhore në zbatim të rekomandimeve të OSBE-ODIHR", tha ai.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm, Ilir Meta tha në fjalën e tij se do vazhdojë bashkëpunimi me OSBE-në.