Meta niset për një vizitë zyrtare në Slloveni
Përveç bisedimeve zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta do të pritet në takime të veçanta edhe nga Presidenti i Sllovenisë, Danilo Tϋrk dhe nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Pavel Gantar. Gjatë qëndrimit të tij në Ljubljanë, z. Meta pritet të takohet edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar që punojnë e jetojnë në Slloveni. Në qendër të vizitës do të jenë çështje të marrëdhënieve dypalëshe, të bashkëpunimit në kuadër të NATO dhe BE, si dhe të bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimeve në rajon.