E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta pret delegacionin e parlamentit kanadez

Në takimin që pati me një delegacion të parlamentit kanadez, Ministri i Jashtëm Ilir Meta, i kërkoi kryesuesit të këtij delegacioni, Noel Kinsela, që të influenconin më shumë në arenën ndërkombëtae për njohjen e pavarësisë së Kosovës. 

TIRANË-Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta priti sot Delegacionin parlamentar kanadez të kryesuar nga Kryesenatori Noel Kinsela. Meta i kërkoi zyrtarit të lartë kanadez që vendi i tij të ushtrojë influencën e duhur për njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosoveës. Ndërkohë ai shprehi gadishmërinë e qeverisë shqiptare për nxitjen e investimeve kanadeze në Shqipëri. Kinsela u shpreh i kënaqur me përmirësimin e situatës në Kosovë. Po gjatë pasdites së sotme Kinsela ka takuar edhe ministrin e arsimit Myqerem Tafaj si dhe ministrin e ekonomisë Dritan Prifti. (m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›